• |
ide | kryesore

Sherr për motive të dobëta, 57-vjeçari nga Maliqi plagos me sende të forta bashkëfshatarin

Lajme, Të fundit
sherri.jpg



Një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri për motive të dobëta me bashkëfshatarin e tij. Ngjarja në fjalë ndodhi dy ditë më parë në fshatin Leminot në Maliq.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet H. B., 57 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me sende të forta bashkëfshatarin e tij, shtetasin me inicialet, Sh. B., vjeç 65, banues në Leminot.

Ndërkohë, materialet në ngarkim të autorit të dyshuar i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *