• |
ide | kryesore

TCh: Te “MP5” u gjetën gjurmët e gishtave të shoferit të Xhafajt

Lajme, Të fundit



Në banesën e familjes Qordja në Qytetin Studenti vijojnë të jenë të hapura dyert e mortit, ndërkohë që mbeten enigmatike arsyet që e çuan djalin e tyre, Shkëlzenin, në aktin e rëndë të vetëflijimit.

Të kontaktuar nga Top Channel, familjarët e të ndjerit nuk pranuan të prononcohen, pasi ndodhen në gjëndje të rënduar psikologjike për fatkeqësinë e papritur.

“Xeni”, siç e thërrisnin familjarët dhe shokët e tij, shofer i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, njihej si njeri i qetë dhe pa vese.

31-vjeçari nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim kohët e fundit, ndërsa ekspertiza balistike e armës automatike “MP5” ka konfirmuar çdo dyshim mbi rrethanat e ngjarjes.

Në këtë armë, thonë burime nga grupi hetimor, janë gjetur gjurmët e gishtave të viktimës, duke hedhur poshtë çdo aludim të 3 ditëve të fundit.

Edhe gëzhojat e sekuestruara në vendngjarje rezultojnë të jenë qitur nga e njëjta armë, ndërsa dy nga plumbat kishin mbetur në muret e garazhit nëntokësor të Gardës së Republikës. Vetëvrasja e shoferit të ministrit të Brendshëm, me sa duket do mbetet mister për shumë kohë, në kushtet kur nga hetimet rezulton se i ndjeri nuk kishte asnjë problem./tch



6 Comments

  1. nje njeriu qe rama e xhafa vran i ven jo vetem armen por edhe pallen ne dor dhe gjen gjurm gishtrinjesh.po pse nuk spjegojn se si ky kokainist i xhafes pasi u vetvra me plum ne kok gjuajti edhe dy her.qfare nuk ndodh tek RIDHJERSIT E STALINIT,mutet e popoviq mugoshes e shurres se MAO luu CE DUNIT,KETA JASTEKUN E GRISELDES E BEN FEMIJ 9 MUAJ,rama bllokun e hajnit meta e beri ngjal e pall lalzi,avionin mushkonj e m.tin e stalinirt enverit,barin ,jongjen e kashten mjalt,spageti,e sup.

  2. Fakti qe ne dorezen e armes jane shenjat e gishtave te shoferit, fakti qe i ka nisur nje mes te emes ” me fal”, etj etj, pa u gjetur motivi i vertete “pse” e beri, nuk perbejne asnje prove qe verteton vetvrasjen. Transparenca rreth ketij akti, nuk eshte as bindese as e drejtperdrejt. Familjaret koleget , besoj dhe vete ministri e dine shume mire pse ka ndodhur. Fakti qe informacioni eshte me pikatore, nuk te le shije te mire.

    1. Ekzakt. Sa me shume i perhap partia keto aq me e pabesueshme behet. E para si u lejoka nje njeri me jo stabilitet mendor ( depresion apo luhatje humori) te shoqeroje e te jete njeriu me afer ministrit te brendshem?? Ne nje situate depresioni ai mund te vriste dhe ministrin me armen qe dispononte apo te shkaktonte aksident
      2. Kete thashethemin qe e hodhen trashe sot per konsum ne dy portale pacavure sherbetore si dritare” e Rudina Xhunges dhe Alpeo e Fred Pezes ( madje te dy portalet e kishin sponsorizuar perhapjen e lajmit) , nuk e pertypi njeri. U tha qe gjoja djali kishte borxhe se luante bixhoz. Dmth nder gjithe gardistet apo te zgjedhurit do gjendej pikerisht ky bixhozxhi qe kercenohej nga borxhlinjte per te shoqeruar ministrin me sigurine me te larte sic eshte ministri i brendshem,.
      3- vrasjet e sofistikuara te stilit mafioz behen qe te duken si vetevrasje . Nuk eshte as hera e pare e as e fundit por ky nuk eshte rasti. Te dhenat flasin per vrasje te paster. Por edhe sikur te kemi vetevrasje kjo nuk perjashton asgje. Asgje. Atij mund ti vihet arma ne koke e ti thuhet shkrepe.
      4. Lidhja e Shkelzenit dhe e te vellait me Engjell Agacin qe ndryshe konsiderohet dora e zeze. e strukturuar e kryeministrise e ben shume te dyshimte kete ngjarje
      5. Deklarata e nxituar e kryeministrit, tipike per shtete te kapura keq qe tjeter kush i drejton , me shume e rriti dyshimin sesa e e zbehu ate.
      6. Statusi i koduar i Saimir Tahirit “ Nje thumb larg” , duhet deshifruar.

  3. Për të shuar çdo dyshim/ 10 pyetje që zbulojnë (vetë) vrasjen e shoferit të Xhafës

    10 pyetje për rastin e shoferit Xhafaj:

    1. Në cilën orë ka hyrë shoferi në garazhin e gardës pasi ka çuar ministrin në banesë.

    2. Çfarë ka shkruar postoblloku për orarin e hyrjes dhe çfarë shënimi ka vënë? .

    3. Komandanti i grupit të shoqërimit ose oficeri i shoqërimit pasi kanë mbërritur veturat në garazh dhe janë mbyllur a ka raportuar mbylljen e tyre dhe largimin e personelit të sigurisë së ministrit bashkë me shoferin ?

    4. Në largimin nga garda të grupit të shoqërimit të Ministrit a është raportuar largimi apo moslargimi i shoferit të Ministrit nga institucioni.

    5. Komandati i postbllokut a ka vënë re, shënuar apo raportuar largimin e efektivit të gardës Shkëlzen Qordja nga garda pas mbylljes së ditës së punës dhe parkimit të veturës VIP të ministrit.

    6. Kush e gjeti trupin e viktimës dhe në cila rrethana?

    7. A është e vërtetë që gjetja ka ndodhur pas alarmit të familjarëve të viktimës dhe pas faktit që ata e kanë kërkuar gjithë natën?

    8. Është raportuar se trupi është gjetur në 9.30 të së nesërmes, si është e mundur që nga ora 7 kur efektivet paraqiten në punë deri në 9 e 30 askush se ka dalluar viktimën?

    9. Pyetja e të gjitha pyetjeve a kanë punuar kamerat e sigurisë së mureve të garazheve dhe çfarë dëshmojnë ato?

    10. Nëse s’kanë punuar, prej sa kohësh nuk kanë punuar dhe cili oficer, efektiv apo teknik i ka raportuar si jo në funksionim

  4. SMS derguar nenes se tij nuk perben prove, dhe mund te jete nisur dhe nga ekzekutori. Ngado qe ta kthesh, kjo histori mban ere te keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *