• |
ide | kryesore

Shisnin kokainë, arrestohet çifti shqiptar në Itali

Lajme
Milano, vjeçari, køkainë, gruan, Itali, Amerika, Itali



Policia italiane ka arrestuar një çift bashkëshortësh shqiptarë në Itali, pasi janë kapur me kokainë dhe mijëra euro. Në pranga kanë përfunduar shqiptari 35-vjecar dhe bashkëshortja e tij 25-vjecare, por identitetet e tyre nuk bëhen të ditura.

Karabinierët arrestuan fillimisht shqiptarin në komunën “San Mauro Pascoli”, pasi u kap duke i shitur kokainë një të riu deh pas kontrollit në banesë arrestuan edhe gruan e tij, e cila u mundua të fshihte 21 doza kokainë.

Kokaina që rezultoi me një peshë totale prej 9.5 gramë u sekuestrua bashkë me 7.750 euro që u gjetën në banesë.

Këtë të mërkurë, dy shqiptarët dolën para gjykatës së Forlit, që e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tyre.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *