• |
ide | kryesore

Arrestohet në Rinas i kërkuari për vrasje, si u kap nga autoritetet 42-vjeçari

Lajme



Intervistimi i Policisë Kufitare Rinas, ka arritur të zbuojën identitetin e vërtetë të një shtetasi në kërkim në Itali, i cili tentoi të kalojë kufirin me leje kalimi me të dhëna të fallsifikuara.

42-vjeçari Muhamed (Bledar) Leka, banues në Lushnje, rezultonte i shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim” i dënuar me 12 vjet e 2 muaj burg.

Ndalimi i Lekës u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin e datës 18.11.2003, ka bërë njohjen e vendimit Penal të Gjykatës së Krimeve të Rënda Verona në Itali, e cila e ka dënuar me 12 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Muhamed Leka erdhi si pasagjer nga jashtë shtetit me Leje Kalimi me emër tjetër, por punonjësit e Policisë Kufitare, gjatë përpunimit të dokumentacionit kanë shfaqur dyshime dhe pas një intervistimi profesional të kryer nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, rezultoi se ishte person në kërkim.

Leka u dorëzua Komisariatit të Policisë Lushnje për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *