• |
ide | kryesore

Gjyqtarja e Tiranës, Alma Brati kalon procesin e Vettingut, rikonfirmohet në detyrë

Lajme, Të fundit



Gjyqtarja Alma Brati do të vijojë detyrën e saj pasi ka kaluar me sukses procesin e Vettingut. Vendimi është dhënë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

“Në përfundim të procesit të rivlerësimit, trupa gjykuese vendosi konfirmimin në detyrë të zonjës Alama Brati”, tha relatorja Pamela Qirko.

Seanca dëgjimore për zonjën Brati, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës dhe kandidate për në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit u zhvilluar dje, ndërsa vendimi u dha sot.

Gjyqtarja ka mundur të kalojë Vettingun bazuar në tre shtylla, atë të pasurisë, figurës dhe vlerësimi profesional.

Alma Brati kërkon rikonfirmimin në detyrë, duke theksuar se i qëndron gjithçkaje ka deklaruar dhe ka paraqitur për KPK-në, ndërsa vendimi për të do të jepet të enjten në orën 10:30.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *