• |
ide | kryesore

Jean-Claude Van Damme akuzohet për fanatizëm pas debatit me Ministren franceze të Barazisë Gjinore

Paparazzi, Slider



Jean-Claude Van Damme akuzohet për fanatizëm gjatë një emisioni pas debatit me Ministren franceze të Barazisë Gjinore, Marlene Schiappa rreth çështjes së martesave homoseksuale. Schiappa akuzoi aktorin belg për “plane mashkullore” pasi ai u shpreh se gratë duhet të merren me familjen dhe jo të ndjekin karrierën. Van Damme argumentoi se gratë duhet të përqendrohen në rritjen e fëmijëve, ndërkohë që është përgjegjësi e një burri për të siguruar familjen e tij.
“Burrat po martohen me burra të tjerë. Burrat martohen, gratë martohen, qentë martohen…çdokush po martohet. Pyetja është se nëse meshkujt martohen me meshkuj dhe të gjitha femrat martohen me njëra-tjetrën, kush do të bëjë fëmijë?”, deklaroi ylli i filmave aksion. Schiappa i cilësoi komentet e Van Damme si “tronditëse”, duke thënë se ne duhet të mbështesim homoseksualët në vend që t’i tallin ata, duke thënë se ata janë qen. Pas këtij debati autoritetet franceze kanë pasur shumë ankesa për komentet e Jean-Claude Van Damme, ku kërkohet që të hetojnë nëse aktori ka shkelur ndonjë nga standardet e transmetimit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *