• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi mesazh Bashës: Mjaftojnë 100 veta për ta zbythur Edi Ramën

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh gati të dalë në rreshtat e para të rezistencës kundër ruspave, nëse vendoset që do të shembet Teatri. Por në fjalën e Kryemadhit ra në sy thirrja e saj që tingëlloi si mesazh për Lulzim Bashën. “Mjaftojnë 100 veta për ta zbythur Ramën” u shpreh Monika Kryemadhi duke i dhënë zemër kreut të PD-së.

“Kur godina i rezistoi dje tërmetit, mendova duhet ta ruajmë natën sy i papërgjegjshme do çojë ruspat natën dhe do thoshte “e shembi tërmeti”. Dua të mbaj një premtim, se politika nuk ka më vend, ka vetëm dy rrugë, imoraliteti dhe morali i të gjithë shqiptarëve.

Në kujtim të artistëve të mëdhenj,Naim Frashëri, Violeta Manushit, Sulejman Pitarkës, Kadri Roshit, Besa Imamit e shumë të tjerëve që nuk jetojnë, ku në shkollat e komunizmit mësuam sadopak për atdhedashurinë, ata që kanë luajtur në atë skenë dhe na skalitën shqiptarizmin, ky anti shqiptar kërkon ta rrëzojë. Për të kthyer vlerat e imoraliteti dhe të drogës, por edhe për LGBT. E them këtë se besoj në zot. Mos e tund kokën Milva se nuk do dëshiroja kurrë që familjet e shqiptarëve të mos kenë pasardhës, nëse ti ke zgjedhur që vajzat e tua të mos kenë pasardhës unë nuk e besoj këtë. Unë do jem në rresht të parë përpara ruspave të Ramës, do jem aty se nuk ke parë asgjë akoma. Ti me paratë e drogës po blen median dhe prokurorinë, por gojën e shqiptarëve që nuk besojnë më nuk e mbyll dot. Ti je vetëm, paraja nuk është shoku i mirë. Paraja është një shok i keq, që të merr në qafë dhe të hedh atje ku ti nuk e pret.

Ky është një ligj, që grabit pronën publike, grabit pronën me ligj, paratë e buxhetit me ligj, me PPT e famshme me ligj, kushedi çdo shpikë ndonjë gjë tjetër, ne sot nuk i kemi votat për ta rrëzuar ligjin famëkeq të vjedhjes së pronës publike, ju i keni dhe shumë mirë, por ju e dini shumë mirë që mjaftojnë 100 veta për t’iu zbythur nga krimi dhe vjedhja dhe hajdutëria juaj. E patë ca ndodhi me rrugën e Kukësit, se nuk u mjaftuat duke i vjedhur shqiptarët me check up, me ppp dhe pronat publike por tani doni t’i vidhni me një pronë që nuk është e edi Ramës, as Lulzim Bashës, as Monika Kryemadhit, por është e shqiptarëve” tha kryetarja e LSI-së.



5 Comments

    1. Or qorr rilindas nesër edvin droga do të të shemb shtëpin ty mua e kujt ti dojë menderja e nuk do të kesh ku të ankohesh, sepse kur do të shembë Teatrin Kombëtar i plasi për ty e për të tjerë.

      Hapni sytë sot që të mos mallkoni veten nesër.

  1. Po ju te LSIs i keni 100 veta , pse nuk e ‘zbythni’ Ramen vete.
    Pse duhet ti dergosh mesazh Bashes per kete ?

    ( apo nuk je e bindur se i keni ata 100 njerez ? )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *