• |
ide | kryesore

Gjithçka që duhet të dini mbi krizën e refugjatëve/ A rrezikohet realisht Europa?

F1, Planet



Grupet e të drejtave dhe mbikëqyrësit kanë shprehur shqetësim lidhur me propozimet e disa vendeve për kthimin e azilkërkuesve në Greqi, pasi disa liderë evropianë kërkojnë që rrugët e refugjatëve të mbyllen.

Të enjten, është raportuar se Italia, Gjermania dhe Austria pritet të mbajnë bisedime për të mbyllur rrugën jugore të refugjatëve, ndërsa ministri i brendshëm i Gjermanisë dhe kryeministri hungarez Viktor Orban, veçmas, kërkuan kthimin e më shumë azilkërkuesve në Itali dhe Greqi.

“Ne ramë dakord… se javën e ardhshme do të ketë një takim të ministrave të brendshëm gjermanë, austriakë dhe italianë me qëllim të marrjes së masave për të mbyllur rrugën e Mesdheut në Europë, për të siguruar që emigrimi ilegal në Europë nëpërmjet kësaj rruge është ndalur ,”- tha kancelari austriak Sebastian Kurz në një konferencë shtypi.

Sipas rregullave të Bashkimit Europian, azilkërkuesit duhet të aplikojnë për mbrojtje në vendin e parë që hyjnë. Për shumicën, portet e para të hyrjes janë në Greqi dhe Itali.

Në Greqi, grupet e të drejtave dhe vëzhguesit thonë se kampet e refugjatëve tashmë janë të mbipopulluara.

Eva Cosse, një studiuese e bazuar në Greqi me Human Rights Watch (HRW), shpjegoi se mbipopullimi ishte i zakonshëm në kampet në Greqi dhe në disa ishuj të Egjeut.

“Shumë azilkërkues janë të pastrehë në rrugët e Athinës dhe në qytete të tjera të mëdha, dhe ka fëmijë të pashoqëruar që nuk kanë qasje në strehim”, – tha ajo për Al Jazeera.

Duke shpjeguar se rreth 17,000 refugjatë dhe emigrantë janë mbledhur në ishujt grekë, ajo shtoi: “Shumica e kampeve në kontinent janë gjithashtu të plotë ose mbi kapacitetin”.

Boris Cheshirkov, zëdhënës i agjensisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), i bëri jehonë këtyre shqetësimeve.

“Kushtet janë përkeqësuar, dhe nxehtësia e korrikut është duke shtuar fatkeqësinë e mijëra njerëzve, duke përfshirë gratë shtatzëna, foshnjat e porsalindura dhe familjet me fëmijë të vegjël”, – tha ai për Al Jazeera.

“Kapaciteti i shërbimeve është shtrirë përtej kapaciteteve, duke përfshirë shëndetin parësor dhe ndihmën psikosociale”, shtoi Cheshirkov.

Mbyllen rrugët?

Tensionet midis kancelares gjermane, Angela Merkel dhe ministrit të saj të brendshëm, Horst Seehofer, kanë mbjellë pasiguri mbi të ardhmen e koalicionit qeverisës.

Ministri i Brendshëm Seehofer tha në një intervistë për Der Spiegel të premten se Gjermania do të marrë veprime të njëanshme nëse nuk arrihet një marrëveshje me vendet e tjera të BE.

Komentet e tij erdhën dy ditë pasi Merkel mbrojti politikën e saj të refugjatëve, ndërsa gjithashtu kërkoi “më shumë rregullime në lidhje me çdo lloj migrimi” dhe bashkëpunimin europian.

Duke folur në parlament, Merkel mbrojti planet për të krijuar qendra tranziti në kufirin austriak të vendit për të përshpejtuar deportimin e azilkërkuesve të refuzuar.

Kjo deklaratë erdhi dy ditë pasi Merkel dhe Seehofer arritën një kompromis të hënën, duke bërë që ky i fundit të shfuqizojë kërcënimet për të dhënë dorëheqjen lidhur me politikat e emigracionit.

Këto plane nxitën shqetësim në Austri, ku një qeveri e koalicionit përfshin Partinë Popullore të krahut të djathtë dhe Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë.

Më parë këtë javë, qeveria austriake njoftoi synimin e saj për të “marrë masa” për të “mbrojtur” kufijtë e saj jugorë pasi Seehofer avokoi masa më të rrepta mbi kufirin gjermano-austriak.

Më 1 korrik, Austria mori përsipër presidencën e rradhës të BE-së për gjashtë muaj.

E drejtuar nga Kurz, Austria synon të forcojë kontrollet kufitare dhe të frenojë rrjedhën e refugjatëve dhe emigrantëve gjatë mandatit të presidencës së BE.

Ndërkohë, ministri i ri i Italisë, Matteo Salvini, ka bërë thirrje për përpunimin më të shpejtë të kërkesave për azil, me qëllim që të përshpejtojë deportimet.

Salvini gjithashtu premtoi të ndalonte anijet që mbanin refugjatë dhe emigrantë në Itali nga Afrika Veriore.

Duke folur me gazetarët të enjten, Salvini, kreu i partisë së së djathtës ekstreme (më parë Lega Veriore) tha se vetëm “gratë shtatzëna, fëmijët dhe refugjatët” duhet të lejohen të qëndrojnë në Itali.

Salvini, i cili është gjithashtu zëvendëskryeministër, tha: “Mbrojtja është e rezervuar për rastet humanitare”.

“Nëse nuk i bllokojmë ardhjet nga jugu, është problem për të gjithë, prandaj shpresoj që të enjten tjetër të zgjoj ndërgjegjen e Europës mbi nevojën për të ndërhyrë urgjentisht”, – shtoi ai, duke iu referuar një takimi të ardhshëm të ministrave të Brendshëm nga Italia , Austri dhe Gjermani.

Në një deklaratë të dërguar në Al Jazeera, Shoqata e Studimeve Juridike mbi Imigracionin, me bazë në Romë, tha se “rreziqet dhe rreziku i vdekjes do të rriten në mënyrë të pashmangshme”, nëse njerëzit kanë më pak rrugë ligjore për të arritur Evropën.

“Shtetet europiane duhet të sigurojnë hyrje të rregullta [mënyrë] për të zhvilluar politikat e integrimit”, shtoi deklarata.

Sipas statistikave të UNHCR-it, 16.739 refugjatë dhe emigrantë kanë arritur në Itali deri më tani këtë vit, ndërsa rreth 13.749 kanë mbërritur në brigjet greke.

Rreth 1.408 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur në det.

Pavarësisht rritjes së ndjenjës anti-refugjate në mesin e liderëve europianë dhe një lëvizjeje të madhe për të bllokuar rrugët e migracionit, numri i të ardhurve është i pandjeshëm në krahasim me sa është zmadhuar kjo si krizë.

2015 ishte viti i shpërthimit të krizës së refugjatëve në Europë. më shumë se 1 milion njerëz kaluan Detin Mesdhe për të arritur në kontinent.

Al Jazeera, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. evropa nuk rrezikon nga migrantet ,kurrsesi me cfardo termi te flitet,cdo individ apo kolektivnuk rrezikon nga tjetri por nga vetja vet politikat qe ndjek kur politikat jan te drejta drejtesia haku e verteta i siguron te gjith qarteson te gjith gjalleron te gjith zgjill problemet e gjitheve siguron te gjith ,u jep shpres te gjitheve ,sepse u percaktua dhe krijua si dobi,e kunderta eshte padrejtesia,,askush mbi siperfaqen e tokes nuk mundi ta vertetojne me fakte fetare shkencore dhe praktike qe drejtesia e verteta eshte dem vecse dobi ,sikurse nuk mundi te faktojne demin per dobi sepse faktet i rrenojne ,intrigat

  2. Dihet qe Europa eshte kontoneti me i pasur after afrikes, dhe Africa nga ana e saj me i vareri. Sipas atyre qe hiqen si humane I bie qe te gjithe Ata arabe e Afrikaner duhet ti prese Europa, Kur vete Europa si continent ka varferi. Te gjithe vendet e ballkanit. Se si mumd te ndihmohen te gjithhe Keta refugjate nje zot e di. Une Mendoj se refugjatet arabe duhet te protein nga vendet arabe te pasura,edhe Afrikaner gjithashtu. KA dy probleme themelore per evropen. A – Shumica e arabeve nuk vijne per pune por per te islamizuar Europen (me afat te gjate) duke e combinuar me akte terroriste.E data, si arabet edhe Afrikaner nuk duan te punojne, atyre ju mjafton te mbushin barkun e te falen pese here ne dite. Keshtu qe problemi nuk eshte se do Apo nuk do evropa, po te lejohen te hyjne te gjithe ne europe,Europa shperbehet e jete nuk e do njeri evropian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *