• |
ide | kryesore

Mandatet e opozitës/ Reagon Astrit Patozi: Jam me Bashën, por Luli as i djeg as i përdor

Lajme, Të fundit



Ish deputeti i PD Astrit Patozi thotë se është pro Lulzim Bashes “për mosdjegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike”. Sipas tij, “mandatet e opozitës nuk ka nevojë të digjen, në asnjë rast, por ato thjesht duhet të përdoren ndershmërisht dhe mençurisht. Lulzim Basha, as i djeg dhe, as i përdor, ndaj, jo rastësisht, të kujton një shprehje vulgare që është bërë shumë popullore kohët e fundit”.

LULI, AS…AS… Meqë më akuzojnë prej kohësh se jam subjektiv kur gjykoj për aktet politike të Lulzim Bashës, sot po u jap atyre provën e kundërt. Jam pro tij fort për mosdjegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike, jo thjesht për faktin se LSI-ja nuk i dorëzon të vetat kurrë, sepse Monika thotë që i kanë fituar me gjak. Kam qenë i këtij mendimi qysh në fillim fare, atëherë kur për herë të parë dikush e hodhi si ide, dhe unë sot i qëndroj ende njësoj bindjes sime. Edhe “radikalët” i mirëkuptoj, sepse janë të njëjtët, që i binin gjoksit me grusht para një viti, duke u betuar se opozita nuk duhet të hyjë kurrë në zgjedhje me Edi Ramën. Më pas, po këta ishin të parët, që fërkuan duart për pazarin e 18 majit dhe, natyrisht, e ndoshta për pasojë edhe më të kuotuarit e listës Basha. Unë mendoj se mandatet e opozitës nuk ka nevojë të digjen, në asnjë rast, por ato thjesht duhet të përdoren ndershmërisht dhe mençurisht. Lulzim Basha, as i djeg dhe, as i përdor, ndaj, jo rastësisht, të kujton një shprehje vulgare që është bërë shumë popullore kohët e fundit. Dhe, sipas meje, ky është edhe shkaku kryesor i kësaj krize të pashembull të Partisë Demokratike dhe të opozitës zyrtare të këtij vendi.” – shkruan Patozi.

 



4 Comments

  1. Hajde kuptoje se cdo te thote ideologu Patozi me as i djeg as i perdor!!!
    Si ti perdore me shume sec i ka perdorur, kur dihet qe Rama ka te pakten 78 vota per te kaluar ne ligj cfare i pelqen zemra? Ndersa natyrisht, Patozi tmerrohet nese opozita djeg mandatet se pastaj dihet se si do vene punet dhe Patozi do dale krejt jashte loje, do harrohet komplet!

  2. Kesaj radhe Basha ka vetem nji rruge
    Po s’ja mbajti
    Eshte i humbur ai dhe gjithe opozita
    Jo do rri Jo do bej rremuje
    Ky eshte muhabet koti.
    Digj mandate po’ pate b.
    Po spatet lere edi ramen te vazhdoje se ai è ka treguar qe ka b .s’ la PJERDHUR as per popull as per opozite.
    Mos me Shan ndonje per te majte
    Jam ekstrem i djathte.

  3. …Luli nese eshte Lider, te beje premtin qe tani: Kur te vije PD ne pushtet, do te shembe, cfare do lloj godine qe do te jete ndertuar mbi truallin e teatrit dhe do ta beje teatrin, sic ka qene, me te njejten arkitekture…..(rama me tritol dhe buldozer, i kishte dy vitet e para te mandatit , duke nxjerre edhe njerez nga shtepia)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *