• |
ide | kryesore

Sekretari amerikan i Shtetit konfirmon arrestimet anti-terrorizëm në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Lajmi se autoritetet shqiptare arrestuan disa persona të dyshuar për terrorizëm në mars të këtij viti, konfirmohet sot nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Ai ka publikuar raportin e Departamentit të Shtetit, “Akvititeti operacional i Iranit në Europë”, ku thuhet shprehimisht se, në datën 22 mars 2018, 2 operativë iranianë janë arrestuar në Shqipëri me akuzën e terrorizmit.

Sekretari Pompeo shkruan gjithashtu në Twitter se: “Regjimi i #Iranit ka sjellë vuajtje dhe vdekje për botën dhe për popullin e vet. Vetëm në Europë, vrasjet, bombardimet, dhe sulme të tjera terroriste të sponsorizuara nga Irani kanë dëmtuar jetë të panumërta. Shpresoj që europianët ta ngrenë këtë çështje me Rouhani & Zarif në turin e tyre europian.” 

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit ka nxjerrë një deklaratë për sa i përket planit të fundit terrorist kundër mbledhjes së tyre të përvitshme në Paris.

Në një pjesë të kësaj deklarate shkruhet: “… Diplomati terrorist i arrestuar në Gjermani është Asadollah Assadi (47), i cili ka qenë kreu i stacionit të inteligjencës së regjimit iranian në ambasadën e regjimit në Vienë që nga viti 2014. Ai u kishte dhënë urdhrin final terroristëve për të sulmuar mbledhjen e 30 qershorit. Asadollah Assadi kishte zëvendësuar një tjetër diplomat terrorist të regjimit me emrin Mostafa Roudaki.

Mostafa Roudaki shkoi në Teheran nga Austria, dhe u dërgua në Shqipëri në vitin 2017 si sekretar i parë i ambasadës në mënyrë që të merrej me spiunazh dhe veprimtari terroriste kundër PMOI. Për të lehtësuar veprimtaritë e Roudaki-it, Qendra Habilian dhe Shoqata Didehban, dy degë të Ministrisë së Inteligjencës (MOIS), u bënë aktive në Shqipëri nën maskën e veprimtarive kulturore dhe të shtypit”, – thuhet në deklaratë.



2 Comments

    1. Nuk ka nevoje te vine kriminele ketu dhe as qe ngrene peshe . Ka aq shume ketu nga te gjitha llojet sa pasi mbyten shqiprine po mbytin dhe boten. Teroriste thone…… plehra karagjoze. Ku jetojme ne mor felliqsira ne hene??? Nuk dime se cmonstruozitete beni cdo sekonde?. Zagare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *