• |
ide | kryesore

Kjo është receta e një martese të lumtur nga Will Smith dhe Jada

Paparazzi, Slider



Kur Hollywood-it dhe bota e kinemasë janë të mbushura nga skandale seksuale, divorce që përfshijnë çiftet më të famshme të të gjitha kohërave, ka edhe një tjetër anë të medaljes. Ka të tillë çifte që i kanë rezistuar kohës dhe i gëzohen ende sot, pas dekadash vite të martuar, një historie dashurie të lumtur, e cila vjen e realizuar në një familje me prindër dhe fëmijë të lumtur.

Një prej tyre duket se është edhe ajo e aktorit Will Smith dhe bashkëshortes së tij Jada. Pas më shumë se 21 vitesh martesë, aktori i famshëm në një intervistë të tij të fundit për “Rap Radar” është shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë rreth pyetjes për sekretin e jetëgjatësisë së martesës së tij, në një kohë kur ata të dy si partnerë janë gjithë kohën të ekspozuar ndaj fenomeneve të pashmangshme si tradhtitë, abuzimet, etj.

Përgjigja e Will, është ajo që duhet të lexojë çdo çift i ngjashëm, që do të ketë një raport jetëgjatë dhe mbi të gjitha të lumtur. “Ne nuk themi më që jemi të martuar. Ne i referohemi njëri-tjetrit si partnerë të jetës dhe kur ti je në atë pjesë të jetës, e kupton që gjithmonë do të kesh dikë pranë. Nuk ka prishje kompromisesh. Nuk ka asgjë që ajo mund të bëjë, që të na e prishë lidhjen tonë. Jada ka përkrahjen time gjithmonë dhe është ndjesi fantastike kur e ke këtë hapësirë”, ka thënë aktori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *