• |
ide | kryesore

Plagosi me armë zjarri policin në Tiranë, arrestohet pas 8 muajsh 24-vjeçari

Lajme, Të fundit



Merr fund pas 8 muajsh arratia e një 24-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi në nëntor të vitit të shkuar plagosi me armë zjarri një efektiv policie.

Sipas News 24, Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Daniel Manushi, pasi ky i fundit më 28 nëntor të vitit 2017 ka plagosur me armë zjarri punonjësin e policisë Ermal Bregu.

Ngjarja ndodhi jashtë një lokali në lagjen “Kongresi i Lushnjës”.

Punonjësi i policisë, me detyrë agjent krimesh i Komisariatit nr.1 në kryeqytet, ishte jashtë orarit të shërbimit në momentin kur u konfliktua me 24-vjeçarin, i cili e qëlloi më pas me armë duke e lënë të plagosur.

Daniel Manushi do të përballet në gjykatë me akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *