• |
ide | kryesore

Tajlandezët mbajnë frymën, nis operacioni i shpëtimit për djemtë e bllokuar në shpellë

Lajme, Të fundit



 

“Djemtë janë gati për të përballuar çdo sfidë’, ka thënë për gazetarët shefi i operacionit Narongsak Osotanokor. Në zonë kanë filluar shirat dhe situata mund të përkeqësohet.

Djali i parë që do të nisë udhëtimin drejt lirisë është një 14 vjecar, i pari nga djemtë e zgjedhur nga forcat e ushtrisë dhe të forcave të shpëtimit. Është nga ata më të fuqishmit dhe prandaj është zgjedhur pikërisht i pari për këtë dalje të mundimshme.

Vendimi për të nisur operacionin e shpëtimit është marrë nën presionin e përkeqësimit të motit.

Në zonën rreth shpellës Tham Luang ka filluar shiu duke shtuar rrezikun që shpella të mbulohet sërish me ujë.

Përgjegjësit e operacionin thanë që ishte e domosdoshme që operacioni të fillojë tani për shkak të përkeqësimit të situatës nga shirat që priten të vijnë.

Dalja nga shpella do të bëhet në më të shumtën e rrugës në këmbë.

“Pjesa më e madhe e rrugës për të dalë nga shpella do të bëhet në këmbë dhe niveli i ujit tani është më i ulëti i ditëve të fundit”, sqaron guvernatori Narongsak Osatanakorn, përgjegjës i operacionit, i cili nuk ka specifikuar se për sa metra fëmijët do të zhyten në ujë.

Djali i parë që do të dalë nga shpella pritet të jetë në ‘liri’ jo më parë se ora 16:00 me orën tonë të ditës së sotme. Do të jenë rreth 18 zhytës profesionist në ndihmë të djemve. Cdo fëmijë do të ketë dy zhytës në dispozicion të cilët do të jenë të lidhur mbas një kavoje. Mes zhytësve, 13 janë të huaj dhe 5 tajlandezë. Operacioni do të zgjasë 11 orë për çdo fëmijë. Për operacionin janë vënë në dijeni të gjithë familjarët e djemve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *