• |
ide | kryesore

Wonder Woman suprizë fëmijëve në spital

Paparazzi, Slider



Ajo ka mahnitur shikuesit në të gjithë botën si udhëheqëse në Wonder Woman vitin e kaluar.

Por Gal Gadot u shfaq si heroinë dhe në jetën reale.

Aktorja e veshur me kostumin e superheroinës, ka vizituar fëmijët e sëmurë në Spitalin e Fëmijëve të Inova në Falls Church të Virxhinias këtë fundjavë.

Doktori Lucas Collazo, i cili punon në qendrën mjekësore pediatrike, publikoi një foto të aktores në spital.

“Faleminderit Gal Gadot që vizitove spitalin e fëmijëve. Ti je me të vërtetë një Wonder Woman. Fëmijët e duan atë dhe stafi gjithashtu,”-shkroi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *