• |
ide | kryesore

Bushati konfirmon takimin Rama-Tsipras në Londër, s’e di kur do të nënshkruhet marrëveshja me Greqinë

Lajme, Të fundit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati thotë se ende nuk ka një afat se kur do të nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë. Gjatë njëinterviste për RTSH, Bushati konfirmoi edhe takimin mes Edi Ramës dhe Alexis Tsipras sot gjatë samitit në Londër. Më poshtë pjesë nga intervista.


Pyetje: Një tjetër risi në këtë Samit janë edhe takimet dypalëshe që kanë qenë të shpeshta orët e fundit, raportet diplomatike dhe takimet zyrtare. Çfarë zhvillimesh priten së afërmi zoti ministër, dhe kur pritet të konkretizohet marrëveshja me Greqinë?


Ministri Bushati: Ne jemi në kontakte mjaft intensive në të gjitha nivelet me Greqinë, qoftë në nivel politik, diplomatik dhe teknik. Besoj se takimi i sotëm mes kryeministrave Rama dhe Tsipras do të jetë një mundësi e artë jo vetëm për të shqyrtuar progresin e bërë nga ministrat e Jashtëm dhe ekipeve respektive teknike, por dhe për të përcaktuar linjat e drejtimit që duhet të jepen në këtë proces. Ne kemi bërë hapa të qëndrueshëm përpara përsa i përket bisedimeve për një marrëveshje të re për kufizimin e zonave detare, një marrëveshje e re që do të udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare publike, në fushën e detit, por mbi të gjitha një marrëveshje e re e cila do të ishte e drejtë dhe e zbatueshme për dy vendet tona. Nuk është një proces i lehtë, ka rezistencë politike në të dyja anët, qoftë në Shqipëri ashtu dhe në Greqi, por besojmë se me vendosmëri dhe vullnet politik të qartë, ne, në një të ardhme të afërt do të kemi produktet konkrete, qoftë për këtë marrëveshje, ashtu dhe për pjesën tjetër që përbëjnë elementët e paketës që ne po diskutojmë me Greqinë.

Pyetje: Z. Ministër, të themi, këto pikat gri, ose kjo rezistenca ka të bëjë me çështje teknike apo qëndrime politike, më së shumti?

Ministri Bushati: Më së shumti janë qëndrime politike që vijnë qoftë nga segmente të caktuara në Tiranë, ashtu dhe në Athinë, të cilat ose preferojnë status quo ose janë kundër një perspektive të përbashkët evropiane të Shqipërisë dhe Greqisë. Por ne besojmë se me vullnet dhe duke u mbështetur tek parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe fryma evropiane, do të kemi mundësi që të vijojmë të hedhim hapa solid përpara me Greqinë, qoftë përsa i përket paketës që ka lidhje me të drejtën, ashtu dhe përsa i përket elementëve të tjerë të paketës që janë të një rëndësie thelbësore për marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Pyetje: Parashikohet që kjo të konkretizohet në vjeshtën e këtij viti?

Ministri Bushati: Është folur shpesh për afate, u përcaktua pranvera, fillimi i verës, vera, vjeshta. Afatet janë shumë të rëndësishme sepse janë një mundësi për të mbajtur të motivuar ekipet respektive që punojnë dita ditës për të gjitha marrëveshjet që janë në tryezë, por është më e rëndësishme në këtë moment që flasim, cilësia e punës dhe cilësia e këtij procesi. Besojmë se ndajmë të njëjtin mendim dhe me palën greke, që nuk duhet humbur kohë në këtë proces, sepse problematika tashmë është mbi 70-vjeçare, e stërnjohur dhe të gjitha opsionet janë shqyrtuar në tryezë.

3 Comments

  1. çfar di ti mor debil??
    ke folur dhe ske thënë asgjë!!
    vetëm fshihni sa të jetë e mudur më shumë!!
    e ka marrë plotfuqishmërinë palloshi tënd??
    sa ndryshon kufiri në krahasim me 1990ën?
    çfarë kërkojnë grekët për “minoritetin?
    këto duhet të thuash dhe jo brroçkulla me të ardhmen europiane të shqipëris dhe greqisë!greqia është në europë,dhe ne nuk duhet të falim shqipërinë për ti shkuar pas greqisë!!

  2. U votuat per hajvanlliqet e Saliut dhe te PD-se , premtuat parajsen ne toke dhe realiteti? Me mut se kaq edhe hasmi nuk do te na e bente . Ropt ku ti kini pushta

  3. Derisa ne Shqiperi NUK KA Shoqeri Civile te mirefillte, Media Vizive dhe te Shkruar dhe Gazetare te Pavarur patjeter qe cdo gje Kombetare trajtohet nga Pushtetare e Politikane per Interesa Personale! Ne vend qe Shqiperia te BUCISTE SOT nga Tradheti-te qe i bejne keta Pushtetare Gazetat na nxjerrin se c’fare thote nje TRADHETAR tjeter per kete Falje. “Harron” ky BANDIT qe me Faljen qe i beri Hapesires Ajrore Detare i solli Anijet Luftarake greke prane shetitores apo bulevardit te qytetit te Sarandes. Duke mos lene anijet e peshkimit te dilnin ne det. Por ka “te drejte” sepse ASKUSH nuk po flet!? Nxitimi dhe Vet Deklaratat e Ministrit te Jashtem te Greqise se: Do Ti marrim Shqiperise Det ketu nenkuptohet dhe Zona Eskluzive e Nendetit ku ekziston nje sasi e jashtezakonshme pasurie gazi apo nafte etj., te ben natyrshem te dyshosh. Vini Re DO TI MARRIM….dhe jo se na takon!? Si ka mundesi qe me nje vend ku nuk ke akoma te Perfunduar Kufirin Tokesor prej dekadash dhe per detin gjenden disa muaj apo pak vite dhe arrihet ne perfundim! Kaq i Larte eshte Niveli i Specialisteve Shqiptare per te matur dhe gjykuar drejt mbi distancat!? Perse Greqia nuk deshiron qe kjo te Zgjidhet nga Konventa Detare!? Pra….!? Ne e dime shume mire se nuk ishte nje nga kerkesat e BE-se pasi kete do t’ja kishte kerkuar Greqise me vite gje qe Greqia nuk e ka bere akoma me shume shtete dhe te BE-se. Atehere? Kali i Trojes ne Pushtetin Shqiptar Luajti Bukur. Beri President Meten. Vendosi Kryeminister emigrantin e Korfuzit Ramen duke e ndihmuar te shkonte dhe ne France tek Mikesha e Greqise dhe pastaj e Katapultoj me vite … Kryeminister!? Dhe ky krijoj Sherr Artificial duke na treguar Barcoleta mbi Akropolin dhe pas atyre Fshihej Fare Lehte Sherbimi ndaj Greqise. Populli dhe Ligji pavaresisht se e Katandisi Gjykaten Kushtetuese Bosh perseri duhet te Ngrihet dhe ta SHPORRI kete dhe Gjithe Pushtetaret e Tjere TRADHETARE, BANDITA dhe HAJDUTE! Pra PROTESTA MBARESHQIPTARE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu