• |
ide | kryesore

Dalja e trenit nga shinat në Rrogozhinë. “Ishte gabim njerëzor…”

Lajme, Të fundit



Pak minuta pas incidentit që ndodhi në afërsi të stacionit të Rrogozhinës ku një tren doli nga shinat duke shkaktuar panik tek udhëtarët, ka folur kreu i njësisë së biznesit të udhëtarit Petrit Tabaku.

Ai tha për Neës 24 se bëhet fjalë për një gabim njerëzor, pasi ndërruesi i linjës e ka ndërruar para se të hynte lokomotiva.

“Dëmtime në njerëz nuk ka. Treni vinte nga Elbasani ëpr në Durrës, në hyrje të stacionit të Rrogozhinës, ndërruesi që ndërron linjën e ka ndërruar para se të hynte lokomotiva. Është një gabim njerëzor të ndërruesit të shërbimit. Treni ka qenë në shinën tjetër. Njerëzit janë shëndoshë e mirë. Tani po hyn në linjën e duhur. Kishte rreth 40 pasagjerë, të cilët nuk kanë lëvizur, nuk ka panik, nuk ka asgjë për t’u frikësuar”, tha Tabaku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *