• |
ide | kryesore

Tronditet Spanja: 18 vjeçari i Cordoba, Alvaro Prieto, gjendet pa jetë mes vagonëve të një treni

-Instant, Sport
Prieto



Futbolli spanjoll është tronditur nga ndarja nga jeta e 18-vjeçarit Alvaro Prieto, një lojtar i të të rinjve të Cordoba. Futbollisti u zhduk të enjten e 12 tetorit pasi mori pjesë në një festë në Sevilje. Trupi i tij u gjet i pajetë në stacionin Santa Justa. Sipas asaj që mësohet, trupi i 18-vjeçarit u gjet mes dy vagonave të një treni që ishte jashtë funksionit që prej muajit gusht dhe po kryente sot një manovër mirëmbajtjeje pa pasagjerë. Vetë klubi i Cordoba njoftoi vdekjen e lojtarit dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të riut në një komunikatë: “Ngushëllimet tona më të thella për familjen. Ata kanë mbështetjen tonë të pakushtëzuar. Faleminderit që jeni pranë nesh në këtë moment të vështirë”.

Trupi i pajetë i lojtarit kordovan është vënë re nga një reporter i Televizionit Espanola i cili po regjistronte një material për zhdukjen e 18-vjeçarit. Në mes të vagonëve u vunë re këmbët dhe nga aty u ngrit alarmi. Prieto, mësohet se kishte veshur ende pantallonat ngjyrë bezhë dhe këmishën jeshile me të cilën ishte parë për herë të fundit më 12 tetor.

ZHDUKJA DHE HETIMET

Nuk kishte asnjë lajm për Prieton që nga 12 tetori, ditën kur ai mori pjesë në një festë në Sevilje. Menjëherë nisën hetimet për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur me 18-vjeçarin, deri në epilogun tragjik. Me rëndësi thelbësore do të jenë kamerat e sigurisë të stacionit Santa Justa, të cilat kapën disa pasazhe të lojtarit atë ditë. Siç raporton Marca, në fakt, Prieto kishte shkuar në stacion për të marrë një tren për në Cordoba. Por duke qenë pa biletë dhe me një celular të fikur ai ishte bllokuar nga operatorët e Renfe, një kompani spanjolle e transportit hekurudhor. Videot tregojnë se Prieto u përpoq të hipte në tren nga një vagon i pasëm por pa sukses. E pastaj zhdukja. Prandaj hetimet u përqendruan në atë vend ku më pas u gjet edhe trupi i lojtarit. Hipoteza kryesore është ajo e një aksidenti, por asnjë pistë nuk përjashtohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *