• |
ide | kryesore

Treni merr përpara punëtorët teksa po rregullonin hekurudhën në Torino

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino. Një lokomotivë goditi dhe vrau pesë punëtorë që po punonin në shinat në zonën e Torinos. Dy të tjerë mbetën të padëmtuar për mrekulli.

Aksidenti ka ndodhur, pak pas mesnate në afërsi të stacionit hekurudhor Brandizzo. Treni pa pasagjer goditi për vdekje punëtorët po udhëtonte me 160 km në orë drejt Torinos, duke i marrë zvarrë për rreth 1 kilometër.

Për momentin identifikimi i viktimave është ende në proces dhe kompania për të cilën ata punonin është nga Borgovercelli (Vercelli). Punëtorët ishin të gjithë punonjës të një kompanie të jashtme, Sigifer e Borgo Vercelli. Në vendngjarje ndodheshin patrulla të shumta të forcave të policisë, karabinierëve dhe Polferit, si dhe ekipe të ndryshme zjarrfikëse.

Linja hekurudhore Torino-Milano, ajo në të cilën ndodhi aksidenti, e përgjysmon qytetin horizontalisht, ndërsa autostrada A4 Torino-Milano kalon në zonën veriore, së bashku me hekurudhën e shpejtësisë së lartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *