• |
ide | kryesore

Benny Blanco flet për romancën me Selena Gomez

Paparazzi, Slider



Benny Blanco ka folur për marrëdhënien e tij me të dashurën Selena Gomez.

Të mërkurën, producenti u shfaq në emisionin Today, ku promovoi librin e tij të gatimit, Open Wide, dhe u tregoi mikpritësve Hoda Kotb dhe Jenna Bush Hager për romancën e tij.

“Zgjohem çdo ditë dhe shikoj në pasqyrë dhe mendoj: “Si ndodhi kjo?” Por derisa dikush ta kuptojë, ‘Weeee’,” tha ai. Blanco, zbuloi trukun për të arritur dashurinë– aftësitë e tij në gatim.

“Më shikoni, e vetmja mënyrë për të arritur këtu ku jam është të gatuaj ushqim”, shtoi artisti. “A po tallesh me mua? Ky është takimi i parë më i mirë në botë. Ti gatuan pak ushqim. Si mund të mos të dojë dikush nëse i bën një biftek të madh me patate dhe sallatë.”

Të martën në mbrëmje, Gomez ishte atje për të mbështetur të dashurin e saj gjatë festës Open Wide. Duke postuar në Instagram, Gomez festoi arritjen e fundit të burrit të saj.

“Shumë krenare për @itsbennyblanco!“, shkroi këngëtarja poshtë fotove të saj. Blanco iu përgjigj komentit për të reaguar ndaj mbështetjes së partneres së tij. “Jeta është më e mirë kur unë jam me ty”, shkroi Benny.

Blanco dhe Gomez konfirmuan romancën e tyre në dhjetor 2023 pas muajsh spekulimesh./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *