• |
ide | kryesore

PD për shembjen e teatrit: Do të jetë një moment konfrontimi 

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike denoncoi ligjet që shkel ligji special Fusha shpk, siç e quajti deputeti Genc Pollo, ligjin e sapomiratuar nga Kuvendi që sanksionon shembjen e Teatrit dhe ngritjen e kullave mbi të dhe i ka bërë një paralajmërim të fortë kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Sipas Genc Pollos, ligji shkel edhe “Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë përkatësisht nenin 71 të saj duke qënë një kontraktim pa garë dhe pa konkurim të hapur, ligji special ‘’ Fusha’’ sh.p.k ka penguar aplikimin e kompanive europiane dhe shqiptare për t’u përzgjedhur për të marre këtë kontratë. Bashkimi Europian ka të drejtë dhe detyrë të ndërhyjë në raste te tilla për të verifikuar çfarë ka ndodhur”

PD e ka kundërshtuar ligjin dhe i është bashkuar protestave të artistëve. Duke folur nga selia blu, Pollo paralajmëroi se shembja e teatrit do të jetë një moment konfrontimi.

“Unë uroj shumë që në një mënyrë ose një tjetër ky ligj special të përfundoj në kosh. Por në rast se dy lalët do të duan t’i shkojmë zullumit deri në fund ky do të jetë një moment konfrontimi i shoqërisë shqiptare me të keqen, ku kam besimin se e mira do të triumfojë.” tha ai.



4 Comments

  1. Po mbrojeni detin se po i jepet grekut dhe lereni mos u merrni gjithe diten me teatrin se spo narruhet per teatrin o politikane maskarenjte te gjithe ,te majte e te djathte

  2. o pd po lerni qwlbesirat ta bejn qenef teatrit se krymbat jan shum e kan ku hajn ,a nuk e nenshkroi vet ndrenika qenef e ajo lavirje e mutit zog ,bashk me mutet e stalinit rama,balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *