• |
ide | kryesore

Jul Deda i kthen pergjigje Gent Zenelaj: Nuk ka më rikthim të Shblsh

Paparazzi, Slider



Në një interviste ekskluzive në emisionin “Thumb: javën e kaluar Gent Zenelaj rrëfeu për herë t ëparë arsyen se përse nuk flet sot me ish mikun e tij Julian Deda. Sipas Gentit në momentin që ai është larguar nga Apartamenti 2xL në Vizion Plus është dhënë një urdhër që aktorët të mos i flasin më Gentit dhe gjithashtu ky i fundit u shpreh mirë se nuk është ndjerë mirë nga disa statuse të Julit në Facebook.

Ndërkohë Juli i cili nuk pati asnjë reagim deri tani ka rrëfyer në emisionin Rreze Dielli në Report Tv se as ai vetë nuk e di arsyen pse Gentian Zenelaj nuk i flet më. Ai është shprehur duke thënë :

Unë se kam dëgjuar intervistën, vetëm më kanë thënë të tjerët. Për sa i përket Albano Bogdos, kjo është e vetmja e vërtetë. Për të tjerat, si mendoni ju se ndodh kjo që kur ikën dikush të jepet urdhër që të mos i flitet më? Ai e di shumë mirë që kjo është një shaka e brendshme që ne e kemi nisur në Portokallli. As ai vetë nuk e di pse i ka ngelur hatri, dhe normal që as unë se di. Ai e di që kur ka ikur nga 2xl, ka vazhduar krejt normal historia. Nuk ka ekzistuar ky urdhri “O me ne, o me ata”.

Për atë nuk ka rëndësi a i flet Albani apo Visjani, ai e ka me mua. Erdhi një moment kur Genti nuk foli. Nga njerëzit që e kam dashur fort, Genti e ka për detyrim që të vijë dhe të ma thotë.

Është e vërtetë që me Albanin ka ekzistuar kjo gjë, për t’u ndërfutur në SHBLSH. Dhe ky grup nuk bëhet më. Kjo treshe është e paparë, sado të lodhen, nuk ka shanse të rikthehen SHBLSH”. – ka përfunduar Juli.



2 Comments

  1. Ik o Julo se ske lene gje pa then ne portale per gentin e tani na hiqesh si i virgjer…deshtim total je i paaaafte lum partia per ty ecccc atyyyyyyyyy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *