• |
ide | kryesore

Meghan Markle vesh sërish fustanin e dasmës por kësaj rradhe të zi

Paparazzi, Slider



Meghan Markle ka mbërritur në festimet e 100-vjetorit të Forcave Ajërore Mbretërore, e veshur me një fustan të zi…dhe shkëlqente e tëra. Dukesha e Sussex shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Princi Harry dhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore, përfshirë edhe Mbretëreshën, Princin Charles, dhe Dukeshën e Cornwall.

Madje edhe Princi William dhe Kate Middleton ishin të pranishëm, pas pagëzimit të djalit të tyre Princit Louis, ditën e djeshme. Edhe pse e gjithë familja mbretërore ishin bashkë, që pas dasmës, e gjithë vëmendja fokusohet tek Meghan.

Dukesha e Sussex kishte zgjedhur sërish Givenchy, njësoj si për fustanin e nusërisë. Jo vetëm marka ishte e njëjtë, por edhe modeli i fustanit dukej pothuajse i njëjtë me atë që Meghan veshi më 19 maj, gjatë celebrimit në kishë. E njëjta jakë, i njëjti material…thjesht ky fustan ishte deri poshtë gjurit, ndërsa ai i nusërisë sigurisht që ishte deri në fund të këmbëve.

Meghan Markle duket se është shumë e dhënë pas markës Givenchy dhe pas supeve të rëna. Gjithashtu thjeshtësia është një detaj tjetër që e karakterizon Dukeshën e Sussex-t.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *