• |
ide | kryesore

Basha kapet ngushtë te Zëri i Amerikës. Nuk ka përgjigje për pagesat e lobimit

Kryesore, Lajme



Megjithëse është nisur të godasë qeverinë dhe mbushjen e vendit me drogë dhe krim nga Edi Rama, Lulzim Basha është kapur ngushtë në një intervistë në Zëri i Amerikës kur ai nuk ka pasur përgjigje për paratë që pretendohet se i ka paguar kompanisë lobuese Muzin Capitol Partners. Ashtu sikurse është thënë tashmë në Shqipëri dhe investiguar në mediat amerikane ka një mospërputhje qindramijra euroshe mes shifrave që ka deklaruar Partia Demokratike në KQZ dhe atyre që ka pranuar kompania amerikane pranë autoriteteve të vendit të saj. Nisur nga kjo kontradiktë gazetari Arben Xhixho është përpjekur të gjejë të vërtetën përmes pyetjeve këmbëngulëse: Kush thotë të vërtetën PD apo Muzin Capitol Partners?

Por në katër tentativa me radhë ai nuk ka mundur të marrë një përgjigje të saktë nga lideri demokrat. Në mënyrë rrëshqitëse dhe evazive ai ka dhënë përgjigje të paqarta duke përsëritur refrenin “Partia Demokratike ka bërë atë kontratë që ka bërë dhe ka bërë ato pagesa që ka bërë”.

Por kur gazetari Xhixho ka këmbëngulur në pyetjen se nëse Muzin Capitol Partners “iu ka prishur juve imazhin. Pse nuk e denonconi ju këtë firmë për të pastruar emrin tuaj”, përgjigjja e kreut demokrat ka qenë një sulm i paprinciptë kundër PS-së.

Në fakt socialistët e kanë përdorur gjatë në Shqipëri këtë histori duke aluduar për financime ruse të PD-së, por siç del edhe në tekstin e zbardhur nga intervista në VOA (lexo poshtë) ajo ka të ngjarë të jetë më shumë një pagese lobimi në të zezë. Prandaj shifrat e deklaruara në dy anët e Atlantikut nuk përputhen dhe prandaj Basha e kishte të vështirë të përgjigjej.

©Lapsi.al 

Lexo më tej:

Sa po i kushton Bashës foto me Trump?

Basha tregon kush i pagoi 500 mijë $ kompanisë amerikane

Lu: Çfarë dimë ne amerikanët për kontratat e lobimit të PD dhe Rusisë

Zëri i Amerikës: Një kontratë e mëparshme lobimi e Partisë Demokratike me firmën Muzin Capitol Partners ka ngjallur mjaft debate. Madje në Shqipëri Partia Demokratike është në hetim lidhur me këtë kontratë. Bëhet për një pagesë prej mbi gjysmë milionë dollarësh. Firma Muzin vet ka deklaruar tre pagesa; një prej tyre ju e keni pranuar tashmë pra, 25 mijë dollarësh. Janë edhe dy të tjera, por dua të ndalem tek shuma më e madhe prej 500 mijë dollarësh, për të cilën ju jeni shprehur në Shqipëri fillimisht se është bërë nga një grup shqiptaro-amerikanësh. Më pas duket sikur ju jeni tërhequr nga kjo thënie. Cila është e vërteta e kësaj pagese prej 500 mijë dollarësh?

Lulzim Basha: E vërteta është se Partia Demokratike ka bërë atë kontratë që ka bërë dhe ka bërë ato pagesa që ka bërë. Ndryshe nga Partia Socialiste, e cila…

Zëri i Amerikës: Partia Demokratike ka bërë një pagesë, siç thotë firma Muzin në deklaratën e saj, prej 500 mijë dollarësh.

Lulzim Basha: Partia Demokratike ka bërë atë kontratë që ka bërë, që e ka publike, dhe ka bërë ato pagesa që ka bërë. Kjo është e vërteta…

Zëri i Amerikës: Pra, firma Muzin nuk tregon të vërtetën? …

Lulzim Basha: … E për çdo gjë tjetër ne i kemi kërkuar prokurorisë në Shqipëri dhe FBI-së në hetojnë. Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj, nuk ka asnjë para të pistë në këtë mes, ndryshe nga afera e famshme e thyerjes së ligjeve amerikane me foton me Obamën dhe me burimet e panjohura të parave, që paguan për këtë të tjerët. Partia Demokratike është tërësisht transparente, krejtësisht e hapur, kështu që kjo nuk është çështje.

Zëri i Amerikës: Firma Muzin, sipas kësaj që po thoni ju, duket se ka përdorur emrin e partisë tuaj për çfarëdo problemi që ka patur vetë. Pra, iu ka prishur juve imazhin. Pse nuk e denonconi ju këtë firmë për të pastruar emrin tuaj, sepse del emri i partisë tuaj gjithmonë?

Lulzim Basha: Aspak. Partia Demokratike i ka deklaruar gjithmonë në mënyrë transparente marrëdhëniet e saj dhe financat e saj, ndryshe nga Partia Socialiste në të kaluarën dhe në të sotmen. Por kjo është një çështje, e cila besoj se do të diskutohet dhe do të bëhet transparente më vonë. Këtu nuk ka asnjë çështje. Është një non-issue, siç i thonë në Amerikë. Partia Demokratike është e angazhuar në denoncimin e lidhjeve të krimit të organizuar me partinë në pushtet, duke përfshirë edhe pastrimin e parave dhe gjithçka për të cilën Partia Demokratike akuzohet është një manovër e dobët diversioni për të tërhequr vëmendjen dhe për të kaluar Partinë Demokratike në pozita mbrojtëse, çka nuk ka për të ndodhur.



13 Comments

  1. po ter enveristat kan zerin e amerikes e sorros.provo te ben nji koment kunder luu,rames e vllahutin dhe kurr nuk te del komenti.po qfar jan kto nano,xhixho,kumbaro,nazarko,harito etj.

  2. E dëgjova intervistën e Zërit të Amerikës me shefin e opozitës shqiptare Lulzim Basha.
    Ndonëse në Shqipëri, në opinionin e përgjithshëm publik e mediatik, si probleme më shqetësuese, janë shtyrja e hapjes së negociatave për pranimin në BE, e motivuar me mos ndëshkimin e krimit të organizuar, janë veprimet flagrante të shkeljes se ligjeve apo të skandaleve që dy ministra të mbrendshëm të qeverisë Rama , që janë të implikuar me mafien e drogës, apo që Shqipëria aktualisht nuk ka Gjykatë Kushtetuese e cila mund t’ju bëhet barikadë vendimeve antikushtetuese të qeverisë apo “shumicës së kartonave” të parlamentit, një shumicë fiktive e ardhur në rrugë të dyshimta me vota të blera nga paratë e drogës, pyetja e parë e z.Xhixha, për të cilën edhe këmbëngulte, ishte historia e dyshimtë e lobimit të opozitës në SHBA.
    Amplifikimi i kësaj historie më shumë se për fakte për punë parashë që janë në proçes hetimi, për cilindo që e njeh situatën politike në SHBA pas zgjedhjes së z.Trump si president, është e lidhur me akuzën se ai u zgjodh “me ndihmën e Rusisë”. Ka mbi një vit që opozita aktuale amerikane, ka ngritur një trup prokurorësh të kryesuar nga “prokurori special” Mueller që nuk ka gjetur asnjë fakt se Trump ka pasur lidhje me Rusinë.
    Qëllimi për të ngritur zhurmën e madhe të lobimit të opozitës në administratën amerikane, nuk është më duket fakti i abuzimit me paratë, pasi opozita nuk ka pasur në dorë as burimet korruptive të parave nga tenderat që jep qeveria, e as paratë miliardashe që i kanë hyrë Shqipërisë nga trafiku rekord i drogës.
    Llogjikisht, mbështetur edhe në fakte historike, veçanërisht në Shqipëri, janë partitë politike të djathta sot në opozitë, që do të ishte e pabesueshm se janë të lidhura me Rusinë.
    Me vetëm një fjali në kuvend, këtë e përgënjeshtroi “komunisti” Pandeli Majko kur pranoi me sinqeritet se lidhjet me Rusinë i kemi pasur ne historikisht.
    Vërtetë të krijohet përshtypja se Basha ju shmang përgjigjes direkte për problemin e lobimit, por kjo më duket më shumë si një maturi dipllomatike, për të mos hyrë në detaje të hetimit që kanë lidhje edhe me punët e mbrendëshme të shtetit mik të SHBA.
    Jam i bindur se po të ishte Rama që do ti drejtohej një pyetje e tillë, do të hidhej përpjetë me akuzat kundër SHQUP-it e kundër z.Trump.
    Është ai i vetmi kryeministër që në intervista në CNN, në fushatën elektorale të zgjedhjeve presidenciale amerikane, hodhi publikisht baltë kundër Trumpit, ndonëse në samitin e Londrës i vinte para e prapa këtij presidenti , për të bërë një foto propogandistike me te.
    Është hetuar nga drejtësia amerikane, dhe është ndëshkuar një shqiptaro-amerikan, që pat bashkëpunuar me Ramën duke dhënë 70 mijë dollarë që ky të bënte një foto me Obamën.
    Nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë Bashën, që të ndërhyjë në problemet politike të SHBA apo në drejtësinë amerikane, ndonëse haptazi ambasadori i SHBA, ka mbajtur qëndrim mbështetës për qeverinë e korruptuar të ashtuquajtur “rilindase”
    Qeveria socialiste e ka pasur lobimin e fuqishëm si në SHBA, ashtu edhe në BE nga ambasadorët e tyre pikërisht në kohët e rekordeve te saj të keqqeverisjes.
    Në kohën kur Administrata amerikanë me ndryshimin e saj, kishte probleme të mprehta si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare, opozita shqiptare e kishte të domosdoshme që të lidhej me kompani lobuese, për të çuar shqetësimet e saj, si në Shtëpinë e bardhë, ashtu edhe në Senatin e Kongresin amerikan.
    Është qesharake të thuash se opozita shqiptare e paskej pasur hallin të lobojë për Rusinë, ashtu siç është abuzuar në media me fake news.

  3. une nuk shof asgje anti shtetrore nga PD per kinse ato para,dhe e gjitha eshte partiake.
    nejse,nuj e shikova krejte intervisten,por edhe partia e nikola sarkozit ka qen e financuar nga gadafi libian,por asgjje num e pegoje te fitoj zgjedhje presidenciale 2 mandata nga 4 vite=8 vite president.
    ju lutemi. Shqiperia duhet te debatoj,protestoj edhe para kombeve te bashuara Geneve,Njy jork e komisaritati per te drejta te njeriut Strasburg France,per qindra tina trafik kanabisi nga narko qeveria rame ,dhe ska tender firma biznise te medhe e vogla,turizem e deri ne dyqanin e vogel,qe nuk ka korruociin e futime gjysem per gjysem,organizata e zeze ps,maje krimineli e njerzimit Ergogani turk,ka privatizuar si prone private shqiperin dhe kosoven,ma ashper se nen okupimin 523 vjeq ottoma.

  4. Na komenton “ari” analfabeti dhe nje fare “gjeo-analisti-zvicer.ff”! Ju lutem o njerez edukohuni me pare! Mesoni shqip! Paduturia e kombit shqiptar eshte epokale! Shqiptaret edhe ne Kosove nuk dine shqip! Flasin e shkruajne serbisht por jo shqip! Kjo,per mua,tregon se sa prapa e shpuri Kombin dhe Shqiperine Sali krimineli! Edukohuni o komb shqiptar!

    1. jo vetem gjuhen e paster Shqipe,por zotoj disa gjuhe te huja.ok.
      e gabimet ortigrafike nga telefoni mobil ku shkelqen ekrani nga dielli dhe butot e vogla,e spajtesia e shkrimit,nuk jane diqka aq skandaloze,kur shume mire keni kuptuar,se çka kane then,dhe demostruar ne prova,per organizaten krimi-droga,ps e zezë.

      1. Prape per “gjeo-analisti-zvicer.ff”! Zoteri nuk eshte turp te thuash -meqenese flas shume gjuhe bej edhe gabime! Nuk eshte fjala vetem gabimet ortografike qe jane me shume se fjalet e komentit! “Miopia” ,qe shpreh ne komentin tend, eshte ajo qe tregon kulturen! Cektesia e komentit tregon se sa vlen! Megjithate te uroj shendet dhe te rrosh per te miren e kriminelit Sali!

    2. Edhe mund të ketë shqiptare, veçanërisht në Kosovë, që nuk e njohin me regulla të plota drejtshkrimore gjuhën zyrtare të diktuar nga gjirokastriti diktator komunist Enver Hoxha, të bazuar vetëm në toskërishte, por kjo nuk do të thotë se ata “nuk dijnë shqip po dijnë sërbisht”.
      Vetëm shqiptarët fare injorantë me trutë e shpëlara nga propogandat enveriste, vazhdojnë ti quajnë edhe sot shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e të Malit të zi, si “jugosllavë”.
      Historikisht, pikërisht shqiptarët e jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, ishin ata që me penë e me pushkëarritën të ruajnë etnitetin siëiro-arbnor-shqiptar në shekuj.
      Po të mos ishte rezistenca e tyre, nuk do të ekzistonte fare edhe shteti shqiptar i sotshëm. E gjithë Shqipëria e Veriut do të coptohej e pushtohej nga jugosllavët e Shqipëria e Jugut, do ti bashkoheshte me kufij të ashtuquajturit Epir “grek”, e që në fakt ishte një nga fiset ilire të Gadishullit, paraardhës të shqiptarëve të sotshëm.
      Para mbi 500 vitesh, pikërisht nga ato vise që ky gomari që kërkon të bëjë karshillëk me Lubonjën i quan si vise jugosllave, e Berishën, një nga mbiemrat më të përhapura në shqiptarët e Kosovës, e quan “serb”, dolën të parët shqiptarë që shkruajtën gjuhën shqipe (Budi, Bogdani etj) e po prej këtyre viseve, kishte lindur heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu.
      Ndonjë injorant, bie fjala , nga Kurv-e-leshi, kujton se historia e Shqipërisë fillon me Çerçiz Topullin, vazhdoi me Enver Hoxhën e sot me Edi Ramën.
      Librat e parë në gjuhën shqipe u shkruajtën nga priftërij katolikë të Shqipërisë verilindore, përfshi edhe ato vise që ishin apo vazhdojnë të jenë të pushtuara nga sllavët.
      Nuk është e vërtetë që shteti shqiptar u krijua në Vlorë nga Ismail Qemeli. Në Vlorë u shpall pamvarësia nga perandoria turke me delegatë të ardhur nga gjithë viset e banuara me shqiptarë, por më shumë se gjysma e viseve që i kishin shpëtuar genocidit greko -sllav, ngelën jashtë shtetit të sotëm shqiptar.
      Shtetin e parë shqiptar me bashkimin e principatave feudale shqiptaro-epirote që flisnin gjuhën ilirishte, e bëri para 500 vitesh Gjergj Kastrioti.
      Alfabeti i parë i gjuhës shqipe, nuk u miratua në Kuç apo Kurvelesh, por në qytetin shqiptar të Manastirit në Maqedoninë e sotme.
      Shkolla e parë shqipe, nuk u krijua në Korçë në 8 mars, siç vazhdohet të mashtrohet me historinë komuniste, por shkolla në gjuhën shqipe ishin hapur edhe më parë në viset e Shqipërisë Verilindore.

      1. I pa emer! Ju dhe komentuese si ju e shohin situaten te popullit dhe kombit shqiptar si te lidhur me Saliun!Ju mendoni se Sali Berisha eshte pattrioti me i madh shqiptar! Eshte e drejta e c’dokujt te kete mendimin e vet! Por kur flasim per kulturen,edukimin dhe gjuhen gjerat ndryshojne! Ketu nuk behet fjale se cfare i ka bere gjuhes shqipe enveri! Ketu nuk behet fjale qe c’do njeri mund te shkruaje ne dialektin e tij dhe ka lezet kur lexon nje koment ne shkodranishten e Fishtes! Ketu behet fjale per gabime te renda drejtshkrimore qe tregon se komentuesi nuk ka mesuar kurre regullat e shqipes qofte edhe te dialektit!Kjo ndosh sepse sapo Saliu u vu ne krye te PD dhe Shqiperise nga serbet, njelloj si Zogu,shkolla mori fund! Kete nder Saliu ja beri serbeve, qe shqiptaret te mos edukohen ne shkolle! Dhe rezultati eshte qe njerezit flasin nje shqipe te bastarduar qofte edhe me dialekt,por edhe nuk dine te shkruajne!Me e keqja eshte se keta gjysem analfabete kerkojne te na tregojne “te verteten”te kombit shqiptar! Shqiptaret kudo qe jane duhet t’i kthehen edukimit! Duhet t’i tregojme botes se kush jemi! Jemi me shume se Saliu,Meta apo Rama!

  5. Ju qe sqaroni situaten bashes,ku jane faktet qe erdogani ka ka vendin tone,saliu basha e thirren per inagurimin e rr kombit qe nuk ka mbaruar edhe sot.

  6. ore mir te iki Rama se e ka dhjer dhe populli shqiptar nuk po shef hajer. ideja eshte ke te vem pastaj; Lulushin? Lulushi mori raport mjekesor kur e thirren per rrugen e kombit (per te mos fol per gjith zullumet antishqiptare qe ka ber, me akuzat per uck e me fazllicat e vk). kur do e kuptoni qe PD PS e LSI bejn show e bejn sikur zihet se mbrapa kuintave jan partner biznesi. jan si familjet mafioze qe kan formuar cosa nostren po ne fund te fundit se kan goditur asnjeher seriozisht njeri tjetrin. jan e njejta rrac. shqiperis i duhen njerez te rinj qe ta shembin establishmentin e vjeter. duhen njerez qe kan ideale dhe qe jan puntor , jo si keta qe skan ber asnje dit pun serioze po vetem pazare matrapazesh duke shitur gjithmon interesat kombetare per te mbajru karrigen dhe per te fryr xhepat. ky ka shkelur rend ligjin se ka ber pagesa te padeklaruara dhe prandaj i ben bisht pyetjes. gazetari i ben nje pyetje ky vazhdon thot te njejtat gjera pa iu pergjigjur asnjeher pyetjeve qe i behen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *