• |
ide | kryesore

FOTO/ Ky është vlonjati i dënuar në Itali për pengmarrje dhe shfrytëzim prostitucioni

Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 52-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe i dënuar me 17 vite burg, për organizatë kriminale, pengmarrje, shfrytëzim prostitucioni etj.

Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë organizuar një operacion policor të koduar “Blic” duke bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Maks Merkaj, 52 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.

Gjykata e Venecias e ka dënuar me 17 vite burgim, mbetur për të vuajtur edhe 14 vite, për veprat penale “organizatë kriminale”, “pengmarrje”, “marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *