• |
ide | kryesore

Në vetting gyqtari që i “vodhi” Ramës 10 votat e Tiranës

Arkiva, Kryesore



Pak kush e man mend  Tom Ndrecën si anëtar në Gjykatën e Lartë apo si pjestar 20 vjeçar i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Ai është rrënjosur në mendjet e publikut si anëtar i Kolegjit Zgjedhor në 2011 kur i dha Lulzim Bashës mandatin e Bashkisë së Tiranës, pas një procesi që u bë copë edhe nga OSBE ODHIR-i.

Pikërisht ky gjyqtar që për këtë shërbim u emërua dy vite më pas, në prill 2013 në Gjykatën e Lartë do të dalë sot para vettingut i cili përfaqësohet në këtë proces nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli. Sipas një raportimi të BIRN, përpos karierës Ndrecës nuk i kanë shkuar punët keq edhe me shtimin e pasurisë. Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Ndreca zotëronte një pasuri familjare me vlerë 5.7 milionë lekë në vitin 2003. Referuar deklarimit të tij të parë, ai zotëronte dy apartamente banimi në Tiranë si dhe një automjet.

Në fund të vitit 2017, pasuria e  tij rezulton e rritur me 4 herë duke kapur vlerën e rreth 22.8 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore të pasurisë familjare të gjyqtarit Ndreca me një vlerë totale prej 15.4 milionë lekësh. Nga dy apartamente që deklaronte në vitin 2003, në fund të vitit 2017 ai zotëron familjarisht 4 apartamente të blera kryesisht me kursime.

Ai zotëron gjithashtu 6.9 milionë lekë llogari bankare, 300 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 200 mijë lekë. Të ardhurat familjare të zotit Ndreca për të gjithë periudhën deklaruese përbëhen nga paga e tij dhe ajo e familjarëve. Në fund të vitit 2017, të ardhurat kapin vlerën e 39.1 milionë lekëve në total.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit nga ana e subjektit, nga të cilat njëra rezulton me probleme me një shumë të pambuluar prej 250 mijë lekësh.

BIRN ka evidentuar gjithashtu si “flamur të kuq” huatë me vlerë 900 mijë lekë që subjekti deklaron se ka marrë nga vëllezërit dhe motrat emigrantë për plotësimin e parave në blerjen e një apartamenti që në vitin 2003. Përgjatë 15 viteve, gjyqtari ka shlyer vetëm 400 mijë lekë nga huatë e marra.



7 Comments

  1. 10 vota, ama u bo milionier “gjykatesi” pa breke,hak e ka,shoku i vet kishte bo burg ne Itali dhe gjykonte ne gjykaten e larte..me siguri qe Rama e ka fajin edhe per kete.Keta duhen futen ne burg direkt sepse edhe Basha edhe Saliu jane dakort .Shtet bythe.

  2. I paska “vjedhur” sipas Bushatit 10 vota Ramës e ja ka “dhuruar” Bashës e ky është padyshim “një krim i madh” që nuk mund t’ja falë Rama.
    Në fakt nuk ishin 10 vota që i paskej “vjedhur” ky gjykatës, por ishin qindra vota të hedhur gabimisht në kuti , që me vendim të KQZ u numëruan sepse faji ishte më shumë i KQZ që nuk kishte dhënë skjarimet e duhura se ku e si duhej hedhur vota përkatëse. Pasi këto qindra vota u numëruan, doli se Basha kishte 10 vota më shumë, ndonëse ishte një politikan i ri që nuk pati asnjë ndihmë nga mediat me pronarë biznesmenë ndërtimesh, të lidhur me Ramën me 20 përqindshin e famshëm.
    Këtë realitet të mediave e pohon Bushati pothuajse në çdo shkrim të tij, por meqë në vitin 2011, ishte i rrjeshtuar në ushtrinë propogandistike të Ramës, çdo votë e hedhur kundër tij në ate kohë, i duket “votë e vjedhur”.
    Është bërë në ate kohë një debat i madh se a duhet apo jo qe të meren në konsideratë votat e hedhura në kuti të gabuara, qe ate palë zgjedhje të komplikuara me kuti votash të ndryshme, bëri qe edhe deri presidenti Bamir Topi, votën e tij për Edi Ramën ta hidhte në kuti të gabuar.
    Pas këtyre zgjedhjeve, nga të dy palët e politikës shqiptare, u ra dakord, që votat e hedhura në këto kuti gabimisht, nuk ka sepse të quhen vota të pa vlefshme, sepse ato përfaqesojnë vullnetin e votuesve.
    Nuk kam dëgjuar që OSBE e ODIR, siç thotë Bushati, ti ketë quajtur këto vota “të vjedhura” apo ti bëjë “zgjedhjet fërtele” për këtë arsye.
    Gabime të këtij lloji në proçesin e votimit, janë bërë edhe në zgjedhjet presidenciale të SHBA e nuk i ka quajtur kush “vjedhje” por është respektuar vendimi i juristëve
    Sa për komedinë që po luhet me “pasuritë” e juristëve shqiptarë se duke marë kredi apo borxhe nga familjarët e tyre emigrante, paskan arritur të blejnë një shtëpi, kjo mund të “emocionoje” vullnetarët e Enverit, kurse për ne emigrantët shqiptarë që jetojmë prej më shumë se dy dekadash në perëndim, na duket si ato skeçet me ballistë të Luftar Pajës. Duke lënë mënjanë familjet me pasuri të mëdha të trashëguara që kanë jo më një apartement, por vila të shumta e si prona kanë edhe lagje të tëra me ndërtesa shumëkatëshe, pothuajse të gjithë qytetarët e tjerë, edhe më “të varfërit” duke marë kredi në bankë që e shlyejnë për tërë jetën, e kanë mundësinë të blejnë një apartament e bile që kushton dhjetë herë më shumë se në Shqipëri.
    Nuk janë paratë kredi që kanë marë borxh juristët për të blerë një banesë apo një autoveturë të vjetër, tregues të mirëfilltë të pasurimit të paligjshëm. Bile një jurist apo i cilitdo profesion që ka punuar me një rrogë mbi mesataren në Shqipëri për dy dekada e nuk ka qenë i aftë të sigurojë një banesë qoftë me kredi, mund të konsiderohet si një i humbur që nuk është në gjendje të mbajë familjen e tij e jo më të udhëheqë shtetin apo drejtësinë.
    Mua si emigrant më bën përshtypje se si ka mundësi që Edi Rama që “nuk qe i zoti” të blinte një apartament duke qenë 11 vite kryetar bashkie e “artist i madh” siç e mban veten, e sapo u bë kryeministër, pas dy vitesh ndërtoi një si biçim kalaje në Surel, apo Erion Veliaj që nga shitës fiqsh apo me pensionin e mamasë, bën dasma sheikësh në kështjellat shqiptare, e janë pikrisht këta që do të vlerësojnë me “Veting” se cili jurist është i korruptuar.

  3. Une do te kuptoja shqiptaret qe jetojne ne SHqiperi te japin komentet e tyre! Por qe nje emigrant flet per vota te hedhura gabim tregon se sa poshte eshte shqiptari me demokracine! Keta njerez kane qene dhe mbeten injorante! Kur vendos ky gjykates eshte mjerimi me i madh shqiptar! Komentues analfabete emigrante zgjohuni dhe edukoheni,lexoni!

  4. Po ku i paske mësuar normat e demokracisë ti more numuri 1 i injorantëve ? Në agronominë e kanabisit apo në shkollën e skafistëve të drogës e prostitutave ?
    Ka vërtetë edhe në emigracion të tillë mafiozë gomerë si ti me të cilët ndihemi të turpëruar, por shumica dermuese duke jetuar në vende të zhvilluara demokratike, kanë mësuar shumë më tepër sesa ca zgjebarakë si ti, që kujtojnë se duke sharë ndonjë komentues si “analfabet”, mund të mbulojnë injorancën e plotë të tyre.
    Nëse ta mban kaplloqja, përpiqu të polemizosh qoftë edhe për një mendim që kam shprehur e që ti e gjen gabim,
    A e di kuptimin e fjalës analfabet ?
    Analfabet është ai që nuk i që nuk i njeh rregullat elementare të shkrimit të një gjuhe.
    Ti që nga “pseudonimi” duke dashur të bësh karshillëk me mua, e tregon veten se je fare injorant në këtë fushë.
    Nuk shkruhet në gjuhën shqipe me gërma të mëdha çdo fjalë. kështu siç shkruan ti .
    “I Pa Emer 1”
    Shkruhet “I paemër Nr.1”
    Por përsëri nuk është kjo e keqja më e madhe e ca fundërinave si ti.
    Ti kujton se duke bër kuak-kuak si zhabat e moçalit e paske bërë “koment” me të cilin “e dërmove” armikun.
    Nuk pretendoj se jam i dituri i botës, por ti më dukesh si një mizë e neveritëshme haleje.

  5. Fjalori qe perdor ky i pa emer eshte tregues i qarte se eshte gjysem analfabet dhe injorant! Nuk e kuptoj se cfare mendimi ka shprehur ky injorant qe jetoka jashte Shqiperise! Ata qe jane emigrante e kane mesuar qe gjuha e perdorur eshte themeli i te jetuarit ne nje vend tjeter,ndryshe te trajtojne si nje mi te vogel!Por fjalet qe perdor jane jashte c’do lloj njeriu normal!

    1. Ti qenke ai haleja i pa emër 1, por nqs jo, është një koiçidencë, por jo e çuditshme: se të gjithë rilindasit janë jo vetëm injorantë, por edhe idiotë,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *