• |
ide | kryesore

Zyrtare; Shaqiri kalon vizitat mjekësore tek Liverpool

Sport



Xherdan Shaqiri është transferuar tashmë zyrtarisht tek Liverpool, pasi ka kaluar vizitat mjekësore pasditen e të premtes në klubin e Merseyside. Shqiptari ka ndërprerë pushimet për të kompletuar transferimin nga Stoke tek Liverpool, ku do të mbajë veshur fanellën me numër 23.

Anglezët pasi kanë humbur Emre Can po përpiqen të konsolidojnë skuadrën, për të qenë kompetitivë edhe në sezonin e ardhshëm. Forma e mirë me Stoke dhe prezantimi super në Botëror e kanë bindur Jurgen Klopp të bëjë lëvizjen përfundimtare për lojtarin e përfaqësueses së Zvicrës.

Shaqiri bëhet kështu lojtari i tretë që do të veshë fanellën me numër 23 tek Liverpool. Robbie Foëler, Jamie Carragher dhe i sapo-larguari Emre Can kanë mbajtur këtë numër gjatë qendrimit të tyre në Anfield.

Stoke e ka pranuar ofertën prej 13.75 milionë stërlina, pasi të kuqtë zbuluan klauzolën e zgjidhjes së kontratës së Shaqirit, i cili nuk e kishte fshehur dëshirën për tu larguar nga Stoke, pas rënies së tyre nga Premier League.

Mesfushorët Fabinho dhe Naby Keita kanë firmosur gjithashtu për Liverpool në verë, por tekniku Jurgen Klopp kërkon një lojtar më kreativ për të zëvendësuar Philippe Coutinhon dhe Shaqiri ka tashmë një mundësi të re përpara tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *