• |
ide | kryesore

Belgjikë-Angli, 45 minuta “fotokopje” të ndeshjes së parë

Rusi 2018, Sport



Belgjika e mbyll në avantazh pjesën e parë në Shen Petersburg ndeshjen kundër Anglisë, për vendin e tretë e të kartërt. Një ndeshje më tëpër e vlefshme për prestigjin kishte bërë Southgate të romodelonte mesfushën, ndërkohë që Belgjika u fut në fushë me misionin për tiu dhënë një ndihmë Lukakut në duelin e tij me Kanë për këpucën e artë të Botërorit.

Nuk ishte rastësi goli i shpejtë i Djajve të Kuq, pas vetëm 4 minutash lojë. Meunier ndoqi mirë aksionin e shpejtë të nisur nga Hazard dhe në krosimin e Chadli mposht Pickford nga fare pranë. Makinoze manovra britanike, që ndjeu mbi të gjitha mungesën e Henderson, ndërsa Kane nuk shënon me aksion që nga ndeshja e parë e Botërorit, pa llogaritur golin pa dashje kundër Panamasë.

Rezultat i njëjtë për momentin si në përplasjen e tyre të parë, por Anglia ka edhe një pjesë loje në dispozicion për të ndryshuar shifrat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *