• |
ide | kryesore

Partizani e la në stol, Xamax firmos për 1 vit

Sport



Arbnor Fejzullahi ka bërë lëvizjen surprizë nga Superioria në Zvicër, për tu transferuar në radhët e Neuchatel Xamax në Challenge League, kampionati i dytë më i rëndësishëm në vend. Mbrojtësi shqiptar, që arriti deri në kombëtare në impaktin e tij me Partizanin e humbi vendin si titullar në dy sezonet e fundit, duke bërë që të hidhte sytë drejt një eksperience të re.
Fejzullahi ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare, me opsion rinovimi poër një tjetër sezon dhe do të mbajë fanellën me numrin 31. Neuchatel Xamax FCS e ka konfirmuar transferimin përmes një deklarate në faqen zyrtare të klubit.
“Ai është 25 vjeç, vjen nga Shqipëria. Arbnor Fejzullahu nënshkroi këtë pasdite kontratën e tij të parë jashtë vendit, me Neuchâtel Xamax FCS. Deri tani, ai luajti në vendin e tij, te klubi i FK Partizani në Tiranë. Një nga skuadrat më të mira në Shqipëri, që ka fituar 15 tituj kampionë dhe 15 Kupa të Shqipërisë”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *