• |
ide | kryesore

Policia jep detaje/ Pas vrasjes së laçianit, autorët i morën orën dhe varësen floriri (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Policia jep detaje mbi vrasjen dhe më pas groposjen e 34-vjeçarit Kejsi Hysa (i njohur edhe me emrat Eljon dhe Sahit) nga Laçi. Ai u gjet i vrarë me një plumb në kokë dhe më pas i groposur në pranë varrezave të fshatit Shelqet të Komunës Nikel në Fushë-Krujë.

Drejtoria e policisë së Durrësit dhe komisariati i policisë së Krujës në bashkëpunim me prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë kanë dhënë detaje mbi ngjarjen. 34-vjeçari ishte në kërkim nga policia i akuzuar si bashkëpunëtor në një vrasje në Sarandë 3 vjet më parë.

Lexo edhe: Detaje të reja/ Laçiani u vra me plumb në kokë dhe u gropos, si zbuloi policia autorët

Policia thotë se pas një hetimi disa ditor është bërë e mundur gjetja e 34-vjeçarit për të cilin kishte dyshime se ishte vrarë. Në pranga ka rënë Hysni Ramaj 31 vjeç, banues në Nikël të Krujës. Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. T.

Këta të dy në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohet se e kanë vrarë me armë Hysën më 5 korrik për motive të dobëta.

“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë model 56, kalibrit 7.62 mm me një krehër me 11 fishekë të kalibrit 7.62 mm, model 56; pistoletë e markës “Berreta”, kalibri 9 mm, me një krehër me 8 fishekë (dyshohet të jetë e viktimës); një automjet tip “Golf” (dyshohet se i përkasin viktimës); sende personale si: një varëse floriri, një orë dore (dyshohet se i përkasin viktimës) një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *