• |
ide | kryesore

Vrasja në Laç/ Zbardhet dëshmia e të arrestuarit: Më kërkoi borxhin, nuk kisha t’ja jepja

Lajme, Të fundit



Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Kejsi Hysës në Nikël të Fushë-Krujës. Një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Hysës, Hysni Ramaj, i arrestuar nga Policia e Durrësit ka thënë para hetuesve se vrasja nuk ka qenë e paramenduar. Ramaj ka thënë në polici se konflikti ka nisur për shkak të borxhit që 2 autorët i kishin viktimës, një sasi parash rreth 8 mijë euro.

“Hysa na kërkoi paratë, kishte kaluar afati. Ne s’kishim t’ja jepnim. Folëm në telefon se ishim shokë. Ai na kërcënoi se do na vriste. Na shau dhe ofendoi. U takuam në Laç. Nga Laçi erdhëm në Nikël. Bëmë fjalë, por s’arritëm të mendonim se do arrinim në këtë pikë” – ka qenë dëshmia e Hysni Ramajt, një autorët e dyshuar.

Report Tv raporton se Kejsi Hysa është vrarë pas shpine. Dy autorët e ngjarjes dyshohet se e kanë çuar viktimën tek varrezat, ku edhe e kanë vrarë, dhe më pas kanë fshehur armën e krimit tek përroi pranë varrezave.

Ditën e djeshme në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, u gjet i groposur 34-vjeçari Kejsi Hysa. Hysa njihej nga banorët e zonës edhe si “Tik Fajdexhiu”, pasi jepte para me kamatë. I shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit, Edmond Theodhori në korrik të vitit 2015, Hysa fshihej prej kohësh në një banesë në Nikël, aty ku kishte kërkuar të merrte dhe një mobileri me qira.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *