• |
ide | kryesore

Kukësi, kualifikimi, Cungu dhe benefitet e Champions…

Sport



Askush nuk e kishte menduar se do të ishte kaq i vështirë kualifikimi në raundin e parë të Champions League, kur shorti Kukësin e vuri përballë Valetës. Maltezët rezistuan në Loro Borici, shkarkuan teknikun austriak të verilindorëve Peter Pacult dhe dolën të pamundur nga kompeticioni, pasi edhe në Ta’ Qali barazimi mbeti në fuqi, por me gola. Në mos i bënë dëm, maltezët i ndryshuan rrjedhën e sezonit Kukësit, që duhet ta mendojë mirë tashmë të ardhmen.
Duhet ta mendojë… sepse si me Pacult ashtu edhe më Armando Cungun në pankinë, skuadra kuksiane nuk krijoi, madje në hapësira të mëdha kohore u dominua nga modestët e Valetës. Asnjë nga lojtarët e merkatos nuk nxorri shkëndija, madje Zguro për ta përmbyllur sfidën e tij si protagonist, por negativ, nxitoi të merrte nga pankina kartonin e dytë të verdhë, sapo Kukësi shënoi barazimin kualifikues me Dzarian.
Cungu tha para ndeshjes se e njihte mirë skuadrën dhe në fushë tekniku e konfirmoi. Lëvizjet taktike me Harba e Spehar, në kërkim të atij goli kualifikues treguan se shkodrani është nga ata që guxojnë dhe Blutë kanë nevojë për një gjë të tillë, sidomos kur bëhet fjalë për një kompeticion si Champions.
Vërtetë e vuajtur, e marrë 7 minuta nga fundi me një gol të një lideri të mesfushës si Dzaria, por ky barazim e con bonusin e verilindorëve në këtë turne në 510.000 euro (€230,000 për pjesëmarrjen dhe €280,000 për kalimin e raundit të parë). Arka e klubit Blu ka nevojë për këtë turne. E di mirë presidenti Gjici, që i besoi Cungut, e di mirë tekniku se nuk lejohen gabimet, kur, në raundin e dytë, në lojë janë €380,000 euro të tjera…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *