• |
ide | kryesore

Manipulimet/ Altin Basha, regjisori i një spektakli të shpifur

Arkiva, Kryesore



Regjisori Altin Basha i është futur një përpjekjeje të dëshpëruar për të justifikuar në sytë e publikut se ai nuk është përdorur si një vegël e Erion Veliajt për punën e Teatrit. Ai dha pak ditë më parë një intervistë për gazetën “Panorama”, ku pretendonte se Aleanca për mbrojtjen e teatrit e kishte tradhëtuar, se aktorët nuk dinin çfarë donin dhe se së fundi lëvizja tashmë ishtë bërë pronë e PD-së.

Lexo më tej:

Andi Bushati/Sa i kushtuan aktorët e blerë Lali Erit?

Por këto argumenta, që i ka shpërndarë të gatshme në të gjitha mediat zyra e propagandës e bashkisë, ka pak gjasë të jenë të besueshme. Jo vetëm për faktin se arsyetimet e Altin Bashës ranë që ditën e parë, kur ndryshe nga sa kishte premtuar Veliaj, shumica socialiste e votoi menjëherë ligjin, pa përfillur as premtimet për konkurs ndërkombëtar, as marrjen e mendimit nga një përfaqësi aktorësh, por edhe për kundërpërgjigjen që Basha ka marrë nga kolegët e tij.

Një nga ish bashkëprotestuesit, kryetari i sindikatës së aktorëve, Alert Çeloaliaj, po në të përditshmen “Panorama”, i ka përgënjeshtruar një e nga një pretendimet e regjisorit të “Portokallisë”. Sipas tij, ai nuk është mandatuar nga Aleanca për mbrojtjen e teatrit, as nuk përfaqësonte sindikatën e aktorëve dhe aq më pak atë personalisht, kur vendosi të përqafohet, të pozojë dhe të bërtasë: arritëm marrëveshje me kryebashkiakun. 

“Mendimi im është se z. Basha ka gjithë të drejtën të takohet me kë të dojë dhe ku të dojë për çështjet që e shqetësojnë. Por kjo e drejtë nuk vjen bashkëngjitur me të drejtën për të përdorur emrin tim për të përligjur veprimet që ai ndërmerr. Nuk është e vërtetë se unë, qoftë personalisht, apo si kryetar i SASE, t’i kem kërkuar z. Basha të më përfaqësojë, mua apo SASE, në takimin e dt. 27 qershor. Së pari e pohon kontradikta kur thotë se, po citoj: “në takim do të shkonim unë, Arben Derhemi, Alfred Trebicka dhe Alert Çeloaliaj”, e më pas, po citoj: “ …kur u takuam për të shkuar në bashki, Derhemi më thotë që Çeloaliaj nuk vjen…”. Nëse do të isha pjesë e takimit, përse do të më duhej të përfaqësohesha nga z. Basha?! Nëse mori vesh që nuk do të shkoja, ku dhe kur i kërkova të më përfaqësonte?!”.

Pra është e qartë që në vështirësi për të mbrojtur imazhin e vet publik, Basha bën disa fallcifikime të vogla në rrëfimin e historisë. Dhe e gjitha kjo për të përligjur faktin se ai nuk ishte thjeshtë një velinë në teatrin e përgatitur më parë nga Veliaj.

Pyetja sot nuk është a u tradhatua Basha nga Aleanca për mbrojtjen e teatrit, që nuk ia pranoi negocimin, por pse i tradhëtoi ai miqtë e tij protestues ? A e bëri nga padija apo thjeshtë se Veliaj e manipuloi me metodat që di ai?

Një pjesë të këtyre pikëpyetjeve i ka sqaruar vetë Altin Basha që kur ka filluar të përdorë argumente nga ato më bajatet që shpërndan zyra e dezinformimit në bashki. 

©Lapsi.al



6 Comments

  1. Genjeshtari me i madh ne kete mes del Gjergj Bojaxhiu qe ne publik ben lufte si mbrojtes i teatrit, ne privat kerkon dhe mbeshtet takime per “konkurse nderkombetare”.

  2. Andi turpi medias shqiptare! I shitur tek Saliu dhe qe paguhet me para gjaku prej berishajve! Hysniu dhe gjyshi tjeter do te ndjeheshin te turpuruar nga ky karruc!

  3. Gjyshi andit ndjehet I turperuar para andit sepse nuk beri ate qe duhej per Shqiperine por beri per partine, dhe ne fund e hengri!

    Ka lloj lloj debilash e kellirash kjo partia rilindore me Mostren edvinrama ne krye,
    Tik Tak

  4. Regjisor i deshtuar, levantin i nje TV-je tashme te diktuar e te deshtuar si TopChannel! Lodhet kot se justifikuari! Me mire te dale hapur e te thote se eshte “ridhites” i ri! Nuk do te jete i pari…

  5. I harruat ndreniken,asqeriun etj gjetet bashen tani po derhemin e keni lene per neser,ky celo alia nga vjen ky di gje njeri.po nuk ditet gje pyesni saliun dhe bashen.

  6. Respekte Altin Basha! Me ne fund fitoi artisti kunder mercenarit! Artisti i vertete me mediokrit! Artisti nga politikani! Meriton respekt dhe urime ne punen e tende! Lereni te marret ne mbreterine e tyre te saliut! Ky teater eshte kerkuar te prishet dhe te behet nje i ri qe nga fundi i viteve 60te! Por keta mytebere s’kane lidhje me teatrin por me aliun! Beheni salen dhe bashen me meten pjese dhe do te shikoni metamorfozen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *