• |
ide | kryesore

Wenger: “22 vjet tek Arsenal, gabimi im i madh”

Sport



Arsene Wenger dhe Arsenal është dukur gjithnjë se kanë qenë një të vetëm, por pas largimit francezi ka pohuar se 22 vjet të kaluar tek Arsenal kanë qenë një gabim dhe se në Londër ai u bë “i burgosur i sfidës së tij”.

Trajneri ka punuar shumë për të ndërtuar imazhin e Topcinjve, por tani, në një kthim pas të kokës, i sheh gjërat ndryshe. Ka patur shumë momente kur historia mund të kishte tjetër rrjedhë, me Real Madrid e Anglinë që kanë bërë disa përpjekje për të siguruar shërbimet e tij.

Wenger madje u përballë edhe me protestat e tifozëve që kërkonin fundin e mbretërimit të tij, por ai u largua vetëm sipas kushteve të tij në fund të sezonit 2017-18.

68-vjecari ka pranuar se duhet të kishte bërë ndonjë eksperiencë të re nga e para kohë më parë, kur i pyetur nga RTL për gabimin e tij më të madh në karrierë u përgjigj: “Ndoshta që qendrova 22 vjet në të njëjtin klub. “Jam një person që më pëlqen të lëviz, por gjithashtu më pëlqen edhe sfida. E unë isha i burgosuri i sfidës simë në atë kohë.”

Wenger e udhëhoqi Arsenal drejt tre titujve të Premier League, me sezonin e jashtëzakonshëm 2003-04, ku skuadra mori emrin “të pathyeshmit” pasi nuk u mund asnjëherë gjatë gjithë kampionatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *