• |
ide | kryesore

Godet me thikë të atin, arrestohet kryeplaku i fshatit

Lajme



Policia e Tepelenës ka arrestuar kryeplakun e fshatit Zhapokikë, Altion Caca 30 vjeç, pasi ka qëlluar me thikë të atin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në banesën e tij në fshat.

Sipas policisë, goditja me thikë ka shkaktuar plagë serioze ndaj të atit tij i cili fatmirësisht i shpëtoi vdekjes dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Altion Caca një javë më parë ka qenë i arrestuar pasi nuk denoncoi në polici mbjelljen e disa rrënjëve kanabis nga një banor i fshatit dhe për këtë atij iu dha nga Gjykata e Gjirokastrës masa e arrestit detyrim paraqitje.

Dyshimet e Policisë janë se aktin e tentativës për vrasje ndaj të atit, Caca e ka kryer në kushtet e depresionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *