• |
ide | kryesore

Tërhiqet Spanja, Gjermania nuk e ekstradon ish-presidentin katalonjas Puigdemont

Planet



Spanja heq dorë nga kërkesa për esktradimin e liderit të separatistëve katalonjas, Puigdemont. Gjermania do ta kishte ekstraduar atë jo për rebelim, por për keqpërdorim fondesh.

Gjykatësi përgjegjës në Gjykatën e Lartë të Madridit, Pablo Llarena ka vendosur të tërheqë urdhër-arrestin europian për ish-presidentin rajonal të Katalonjës, Carles Puigdemont, u bë e ditur në kryeqytetin spanjoll ditën e sotme.

Gjykata e Landit Schleswig vendosi para një jave, se Puigdemont mund të ekstradohet në Spanjë, por vetëm për dyshimin e keqpërdorimit të parave publike dhe jo për rebelim, akuza kryesore e drejtësisë spanjolle. Gjykata gjermane do të vendoste shpejt për ekstradimin.

Akuza për drejtësinë gjermane
Në deklaratën e Gjykatës së Lartë të Spanjës theksohet se vendimi i Gjykatës së Landit gjerman, e minoi punën e gjykatësit Llarena. Gjykatësi spanjoll akuzon drejtësinë gjermane ndër të tjera për “mungesë angazhimi”. Por Llarena heq dorë nga dërgimi i çështjes për Gjykatën Europiane të Luksemburg.

Puigdemont në vjeshtën e vitit 2017, në vazhdën e një referendumi për pavarësi, u vendos në Belgjikë. Në kthimin nga vendet skandinave ai ndalua në 25 mars në landin Schleswig-Holstein. /dw

Spanja nis ‘gjuetinë’ e separatistëve katalanas, Presidenti i Katalonjës largohet nga vendi 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *