• |
ide | kryesore

Ministri gjerman apel opozitës për votimin e ligjit të magjistraturës

Lajme, Të fundit

Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, Michael Roth i ka bërë një apel politikë shqiptare që të marrin përgjegjësitë dhe mos rrezikojne anëtarësimin ne BE.

“Kam ardhur të përgëzoj Shqipërinë për sukseset e saj. Shqipëria është në një rrugë të mirë drejt BE.


Këtu bëhet fjalë për krijmin dhe ndërtimin e një shteti ligjor solid, për krijimin e një drejtësie të pavarur dhe sikurse një luftë të vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Me procesin e ashtuquajtur të vettingut Shqipëria ka nisur të ecë në një rrugë që nuk ka të dytë në rajon dhe deri tani Shqipëria ka treguar se ky proces ka qenë i suksesshëm.

Fakti që deri tani 14 gjykatës dhe prokurorë janë shkëputur nga sistemi, tregon që njerëzit e kanë kuptuar që qeveria është serioze në përpjekjet e veta dhe në krijimin e një sistemi të pavarur drejtësie.

Këto reforma duhet të ndiqni në mënyrë të vendosura. Do të duhet të jeni të vendosur në rrugën e reformave. Nëse përmes një procesi të ndershëm dhe transparent, por njëkohësisht edhe strikt mbërrin në momentin kur na duhet të pushojmë gjykatës apo prokurorë të caktuar do të duhet që në një moment të mëvonshëm të kemi edhe gjykatës apo prokurorë të rinj që me ekspertizën e tyre të përmbushnin këto boshllëqe.

Një sistem gjyqësor që nuk funksionon do të ndikonte në fushat e tjera të rëndësishme të jetës.

Ky proces kaq i vështirë por i rëndësishëm për Shqipërinë kërkon një masë të vetëdijes dhe ndërgjegjësimit nga ana e qeverisë, por po kaq e madhe duhet të jetë masa e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit nga ana e opozitës.

Unë i drejtoj një apel politikanëve përgjegjës të Shqipërisë që të marrin përgjegjesitë e tyre që mos rrezikojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE” tha Roth.

Qëndrimi i Roth duket se ka të bëjë me refuzimin e opozitës për të votuar ligjin e magjistratureës, në një kohë kur asnjë nga institucionet e drejtësisë nuk janë ngritur si KLGJ, KLP apo KED.

12 Comments

  1. Pse u dashka opozita per kete ligj.Po per te tjerat apo varja.Une di qe opozite nuk ka per keta kelyshat e kuq,perse u dashka tani apo per veri

  2. “Kam ardhur të përgëzoj Shqipërinë për sukseset e saj. Shqipëria është në një rrugë të mirë drejt BE” ???

    E ka blere Rama kete. Nuk e shikon ky qe kanabisi ka lulezuar ne cdo fushe , ne cdo qytet ? Sa per vetingun ai eshte fallco . Vetem ate te Pds jane perjashtuar . Ata te PS nuk i kan prekur fare.

    Po xhafes pse nuk ja permendi vllaun ky ? Po per teatrin pse nuk e tha snji fjal ?

  3. O PDista. Po a uleritet ju qe ‘ gjermania nuk do hapi negociatat’ . Tani qe gjermani po ju thote ulni bythen dhe merrni pergjegjesite qe ju takojne , tani hidhni vickla .

    Shkoni dhe votoni ligjin per Magjistraturen . Cfare kujtoni se do arrini ? Kujtoni se keshtu do pengoni jurstet e rinj te zevendesojne keta te plepave qe po skarcohen cdo dite ? Ore nuk e kuptoni se nuk arrini gje ?
    Pse e beni veten tju zene prap per veshi nderkombetaret dhe do te shkoni me nje kembe te votoni ate ligj si ceco. Tere kete pune dhe para qe ata investuan per kete proces mendoni ta bllokoni me nje votim ? Do tju kapin prej brekesh dhe do ju sjellin ne parlament ta vatoni ligjin.

  4. Ky vari bidonat socialdemokrat, që në gjermani nuk e njef njeri po ta shoh në rrugë, vjen për ti bërë presion opozitës shqiptare. E futën drejtësinë shqiptare në kolaps dhe tani kërkojnë që të lajnë mu.in më sh.. As ju ha fare palla në se gjyqsori shqiptar i merr vendimet e gatshme nga zyra e Ed Fushës, rëndësi ka që Shqipëria mos ju hap andralla. Kjo çështje është guri i provës edhe për opozitën. Po që se edhe këtë rradhë Rama i bën votat për armatën e lakejve në togat e zeza, atëher Zoti i ruajt shqiptarët.

  5. Shume e sakte, shqiperia eshte ne rruge te drejte drejt BE.
    Per ata qe akoma mbajme zyzet e Saliut ne balle, dua tu them qe lereni rrugaclliqet dhe ejani te ndertojme shqiperine se bashku si 1 komb.

    1. Suraty yt të ndërtojë Shqipërinë!!!!!!

      Ju jeni plehra parazitë që nuk keni asnjë profesion, keni shkuar në ndonje degë me mesatare 5,5.

      Të kishit aftësi të tjera nuk ngeleshit duke bërë komente idiote që edhe ju vetë si besoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu