• |
ide | kryesore

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin Arben Nela, fshehu pasurinë

Lajme, Të fundit



Prokurori i rrethit gjyqësor Tiranë Arben Nela nuk e kalon Vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot të shkarkojë nga detyra prokurorin Arben Nela.

Prokurori i rrethit gjyqësor Tiranë Arben Nela, njëherazi kandidat për Këshillin ë Lartë të Prokuorisë, u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ne datën 18 Korrik.

Trupa gjyqësore e përbërë nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Pamela Qirko u shpreh se “deklarimi i pasurive nga prokurori Arben Nela nuk është i saktë”.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Arben Nela ka kryer fshehje pasurie.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *