• |
ide | kryesore

Shqiptari tregon tmerrin e zjarrit në Greqi: Ndodhi shumë shpejt, brenda 1 ore u dogj gjithçka

Lajme, Të fundit



Athina po jeton orë dramatike. Një shqiptar që banon afër zonës së përfshirë nga zjarri tha në një lidhje telefonike për Ora News se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe brenda orës shkrumboi çdo gjë.

Jetoj në qytetin Namaki, zona është shumë afër zjarrit. Me shokët tanë që jetojmë në një pallat, donim të shkonim të ndihmonim patriotët tanë që rrinë atje, kanë shtëpitë. Nuk na lejoi policia. Është shkrumbuar gjithçka, me shtëpia, çdo gjë. Ka qenë zonë shumë e mirë me pisha, vend turistik. Hipëm në tarracën e pallatit katër katësh ku jetojmë dhe pamë zjarrin. Në fillim zjarri ishte i vogël, por nga era u përhap me shpejtësi, për një orë u dogj gjithçka.” – tha Nikoll Boci



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *