• |
ide | kryesore

84 pushues të huaj bllokohen në Rinas, Sllovakia nis tre avionë për t’i marrë

Lajme, Të fundit



Ministria e Brendshme e Sllovakisë u angazhua të marrë 84 pushues sllovakë që e kaluan natën në Rinas për shkak se agjensia turistike me të cilën kishin ardhur në Shqipëri, falimentoi. Bëhet fjalë për kompaninë Albania Travel e cila ishte siguruar pranë kompanisë së sigurimit “Uniqa”.

 

“Ministrisë sonë iu kërkua ndihmë nga një kompani sigurimi që do të paguajë shpenzimet e udhëtimit për pushuesit” tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme sllovake Petar Lazarov.

Në Sllovaki pushuesit po këshillohen të mos zgjedhin agjensi udhëtimi që kanë vetëm një destinacion, tregues ky për mungesën e eksperiencës dhe pasigurinë e këtyre kompanive, siç ishte rasti i Albania Travel, kompani në Popbrad.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *