• |
ide | kryesore

Doli të hënën për të peshkuar, gjendet i mbytur 18-vjeçari në Gjirokastër

Lajme, Të fundit



Një 18 vjeçar nga fshati Gjatë është mbytur në liqenin e Mingulit në Gjirokastër. Trupi i pajetë i tij është gjetur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se viktima i identifikuar si R. Halili  kishte dalë nga shtëpia të hënën pasdite për të peshkuar, një ritual që e kryente çdo ditë.

Kanë qenë disa kalimtarë që kanë pikasur trupin e adoleshentit mbi ujë dhe më pas kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën.

Trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit rajonal të Gjirokastrës.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa pritet dhe ekspertiza mjekoligjore për përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *