• |
ide | kryesore

Plani i fshehtë / Si do të ngrihen kulla te liqeni aty ku sot është Garda

Arkiva, Kryesore



Rilindja nuk është më krijuese as për të mashtruar. E njëjta histori që po dëgjojmë sot për teatrin, se gjoja duhet shembur karakatina që rrezionon të shembet, për të ndërtuar aty gradaçielat e Fusha ShPK është përdorur edhe për të ngritur kulla tek liqeni artificial, aty ku sot gjendet Garda e Republikës. Kush e mban mend fillimin e qeverisjes së Ramës me siguri kujtohet edhe për propozimin e ish njeriut të vet më të afërt, Saimir Tahirit, i cili i propozoi kuvendit shkrirjen e gardës, sepse asnjë vend perëndimor nuk kishte një të ngjashme. Kjo çështje që u la shpejt në harresë dhe shumëkush e mori si një dëshirë të rilindjes për të modernizuar administratën. Por nuk do të vononte dhe qëllimi i vërtetë do të dilte në shesh shpejt.

Résultat de recherche d'images pour "hyrja e parkut rama"

Në ditët e para të korrikut 2015, sapo Erion Veliaj kishte bërë “ta” në zyrën e tij pas fitores në zgjedhje me slloganin” zero ndërtime” në Tiranë, Rama organizoi një gjoja konkurs ndërkombëtar të pa shpallur kurrë më parë dhe ku nuk kuptohej se nga ishin paraqitur studiot që shpallën projektet.

Po ti shikoje variantet e 9 studiove për mënyrën se si do të ishte sheshi i ri Nënë Tereza (i hapur nga poshtë dhe me dyqane e qëndra komerciale poshtë hapsirës ku ngrihet sot sheshi), se çmostër do të ngrihej përkrah godinës italiane të universitetit (foto lart) dhe se ç ‘parashikohej të ngrihej aty ku sot gjendet garda mbeteshe i pataksuar. Reagimin e përfaqësuesve të shoqërisë civile që gjendeshin në atë sallë e bëri edhe më të fortë një deklaratë e Niko Peleshit, atë kohë zv/ kryeministër i cili pohoi me gojën plot se mbi truallin e gardës që do të shembeshin do të lartoheshin 2-3 godina publike.

Kundërshtitë qenë të mëdha edhe nga gazetarët mbështetës të Ramës. Kjo lëvizje, menjëherë sapo kishin mbaruar zgjedhjet e ngritura mbi një premtim solemn, u perceptua si një tallje e madhe me publikun. Nën trysninë e përgjithshme Rama tha se fituesi i konkursit do të shpallej në shtator. Gjatë një inaugurimi të sallës COD në kryeministri, ai i pohoi “OFF RECORD” gazetarëve të Lapsi.al, se projekti ishte adandonuar.

Por siç na mësoi edhe histori e teatrit ai vonon por nuk harron.

Në dhjetor të 2016, Erion Veliaj pa dhënë shumë detaje konfirmoi se ai kishte miratuar në mënyrë krejt klandestine projektin e titulluar “Hyrja e parkut”. Pak a shumë në të njëjtën kohë Edhe edi rama e pranoi këtë fakt në emisionin “Opinion”.        

Që atëherë ka kaluar një vit e gjysëm dhe rilindësi kanë gjykuar se ka ardhur koha e përshtatshme për të vepruar. Në 4 korrik, pa zhurmë dhe bujë, ndërkohë që debati qe zhvendosur për prishjen apo jo të teatrit qeveria mori vendim që t’i kalojë Bashkisë Tiranë 25 mijë metra katrorë tokë ku ngrihet sot garda e republikës e deri në kufirin e godinës së universitetit me qëllim realizmin e projektit “Për hyrjen e Parkut”.

Askush nuk di asgjë më tepër. Publiku ka parë maketin e tre godinave në këtë zonë sipas njërit prej projekteve që u paraqitën në korrik 2015. Ne këmi dëgjuar ish zv/kryeministrin të thotë se ato do të ngrihen si ndërtesa për administratën publike. Ne dimë gjithashtu se me gojë Veliaj e ka pranuar se ka miratuar njërin version në dhjetor 2016 dhe asgjë më tepër.

E vetmja gjë që njohim me siguri është se plani për leje ndërtimi rreth zonën më të shtrenjtë të Tiranës, Liqenit artificial vazhdon.  Rama e nisi me leje përballë ekonomikut dhe aty planifikon të tjera. Bashkia bëri sikur humbi gjyqin dhe kullat te diga që dikur nxirnin deputetët socialistë në protestë po rifillojnë. Prapa nuk mund të mbetej as zona pa zot e gardës ku planifikohen të lartësohen përbindësha të rinj.

©Lapsi.al

 

Lexo më tej:

Manovrat e Ramës me projektin te hyrja e Parkut të Liqenit

Andi Bushati: Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte…



11 Comments

  1. Sikur mban ere Europe,atje ku duam te veme!Andi i saliut perdite na “ndricon: me krimet e Rames dhe mire ben”! Andi vetem llafe kafenesh me keq se Lubonja! Kur ishte saliu thote Andi nuk u bene ndertesa te larta!Saliu dhe Luli nuk genjyen, nuk vodhen nuk vrane! C’do gje filloi ne qershor 2013 qe kur Rama u be k/minister! A nuk ju duket e cuditshme? Saliu eshte burre i ndershem nuk ka vrare! Luli akoma edhe me “fisnik” nuk kane vjedhur! Nuk e kuptoj se si mendja e njeriut mund te bjere kaq poshte Andi bashke me Tosin! Edhe Hysniu do ta ulte koken o Andi! Njeriu nuk mund te shkoje deri ketu plehre!

  2. Pse more duke ndertuar kulla ne mes te sheshit behemi europian kshu?Apo duke shtruar e nderruar guret e trotuarve apo duke mbjellur tek tuk nj dy pem sa per sy e faqe?Jo mor jo,
    Duke ndar territorin ashtu sic duhet dhe duke i dhen vemendje edhe periferise pasi ka hapsira sa te duash per te ndertuar se jan turrurr te gjith ne qender e po e mbysin qytetin,duke i zgjeruar Dhe organizuar rruget ne benefit te te gjithve,jo shto korsi biciklete e ler makinat te ferkohen me njera tjetren,dhe kto trotuaret e famshme qe u keput duke i ngulur e shkulur ky lali ti planifikoi sic duhet qe nga permasat,ke hapsirat e deri tek arredimi urban,jo ndrro dy pllaka sa per te thene qe ben pun.Aman se jemi lodhur duke na hedhur hi syve gjoja po bejne investime ne tirane,te gjitha investimet e mirfillta jan ne benefit te privatit dhe klienteve te Lalit,per sa i perket pjeses tjeter jan thjesh disa nderhyrje te panevojshme sa per show,se jemi ne 2018 dhe telat e korentin ende na varen mbi kok e qent ngelen duke shqyer dynjan rrugeve…po njs rendesi ka qe kemi trotuare me pllaka te reja apo jo?

  3. Artan RAMA i publicusit ne artikullin e vet shpreh : Shoqeria e ndertimit EDIL AL u shpall fituese ne nje tender te majme per Sallen e TKOB gjoja per rehabilitim. Njoftimi u be publik ne faqen e Agjencisë së Prokurimit në Web…..Sipas njoftimit ishte identifikuar si oferta e suksesshme ne nje procedure prokurimi te hapur me objekt Rehabilitimin e Teatrit Kombetar te Operas dhe Ansamblit Popullor……Shoqeria në fjale ishte debitore ndaj Tatimeve 1 muaj perpara se te shpallej si fituse e tash u shpall ne kundershtim me ligjin……Kta oligark te paturp hodhen ne gjyq dhe Artan Ramen gjoja per shpifje dhe prishje imazhi se si durojn dot tvertetat……Ja prezenca e EDI RAMES…fut debitorin e tatimeve ne gare per tender kurse debitoret e tjere pa perkrahje politike jan te destinuar me i paguajt tatimet…e pse….sepse DULAKET jane sponsor kryesor i fushates se EDI RAMES dhe si shperblim marrin tendera e spaguajn taksa fare…..matematike e thjesht….si puna e fusha shpk jane tgjith oligarket e tjere….Dulaket e Vizion + kan vjedh toka ne jug e ne Tiran kur ka qene Edi Rama kryetar bashkie…kush ja la tokat qyrraveceve te Nikos. ..kshu esht kur Shqiperine e marin ne qafe horra Dulakerish. ……kriminele e zhvates te hapesires publike hajduter te pasuris shteterore…..,mashtrues ordinere……taksat nuk i kan paguar ndnj,DULAKET mbajn vendin e 1 per evazion fiskal.
    Klika punisto-mafioze.

  4. A ka ndonje bir kurve qe te na thote se se cilado gje e bukur dhe funksionale qe eshte bere ne Tirane nuk eshte kundershtuar nga opozita!?
    Ju kerkoni mbajtje te premtimeve elektorale per vende pune duke mos e lejuar tjetrin te punoje.
    Per nje gje ju cfajsoje, jeni katunare dhe provinciale, keshtqe intelekti juaj nuk harrin te kapi te rene dhe te bukuren.

    1. Ne fakt duhet te jesh bir kurve dhe i paturp qe te justifikosh si progres baterdine qe po behet tani ne Tirane. Me premtimin ‘zero ndertime”, tani po ndertohet ne cdo cep. Ripjellesat dikur shkulnin floket per 5 peme tek pallati i Brigadave (per efekt zgjerimi rruge), tani justifikojne cdo monster qe po synohet te ngrihet.
      Nuk e kuptoj se cfare intelekti nevojitet per te gjykuar rreth zhdukjes se cdo gjeje qe i takon te shkuares- nese ky intelekt te ben te mendosh qe Tirana ka lindur diten qe lindi Partia me 1941 dhe po rilind me 2013 me ardhjen e pjelles se keqe ne pushtet, atehere ose ke lindur ne Uren Vajgurore ose je bythelepires si shoku Merdo Baze.
      Do kishte vetem nje menyre qe t’ju largohej era e bythes qe keni ne goje: Qe ripjellja t’ju preke ndonje interes tuajin. Sepse motoja juaj eshte po ajo e komunizmit: Beni si them une, por mos beni si bej une…
      Kush eshte katunari dhe provinciali ne kete mes?

  5. O bushat do i ndertoje samir mane,ai shoku dhe ortaku i shkullakut dhe besoj e di qe te ka thene se i bene atentat me 27 qershor perballe padamit dhe eshte plagosur dhe flitet qe njeri nga badigardet w tij eshte vrare!perse e mbani te fshehte o llumi mediatik apo ju kercenon rama po ta jepni si lajm……

  6. Ore ca prisni ju qe te ndodhe llumi llume do prodhoje. Dorgaxhinjete ndertoje vetem kafe se nuk dine gje tjeter te bejen , ndersa ky I gjati nderton kulla.

    Si mund te eci para nje vend qe nuk prodhon asnje vlere te shtuar por vetem beton e kafe ? pergjigjja dihet futja vrapit nga shqipria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *