• |
ide | kryesore

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte…

2, Ide

Historia skandaloze e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe e lartimit përmbi të të një biznesi me fitim mbi 200 milionë euro, ka ngritur edhe njëherë në publik një dilemë : A është kjo një histori e pastër korruptive e Rilindjes? Apo mos vallë, po ashtu si dhe për kullat e tjera që po ngrihen në Tiranë, ajo ka të bëjë me delirin e sëmurë të një lideri që kështu ka gjetur rrugën për të mbetur në histori? Pra e thënë shkurt a është qëllimi i vetëm i Ramës grabitja apo jo?

Le t’a lëmë veten për disa çaste ne rrjedhën e këtij dyshimi dhe t’i përgjigjemi pyetjes që shtruam më lart me disa kundër pyetje të tjera…

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të shpikte ai mashtrimin banal se propozimi i ngritjes së grataçielave ishte ide gjeniale e Shkëlqim Demir Fushës?

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të thërriste ai vetë, që në vitin 2016, arkitektin danez Bjarke Ingels, për t’i bërë porosinë për teatrin e ri dhe nga ana tjetër t’a detyronte të gënjente duke thënë se nuk po punonte për të, por për kompaninë private (lexo shkrimin poshte)?

Lexo më tej:

Investigimi/ Një nga një të analizuara të gjitha mashtrimet e qeverisë për teatrin

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të nënshkruante ai në prill 2017 heqjen e teatrit nga qendra muzeale e Tiranës, që dikur e kishte firmosur vetë ?

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të falte ai mbi 200 milionë euro pa garë dhe pa tender duke propoganduar alibinë se Fusha është pronar i tokës (me pas doli se ai ka vetëm 298 meter në një sipërfaqe ndërtimi prej 9 mijë metra katrorë)?

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do kishte shpikur ai një ligj special antikushtetues për të shmangur kalimin e detyrueshem në këshillin bashkiak, ku socialistët nuk i kanë votat ?

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të propogandonte ai gënjeshtrën se teatri i ri do të kushtoje 33 milionë euro, një llogari që nuk mbështetet në asnjë të dhënë të besueshme ?

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të vendoste ai kritere lehtësuese për ngritjen e gjashtë kullave, ku shfrytëzimi i sipërfaqes së ndërtimit është më i larti në Tiranë dhe ku koifiçenti i kalon ndjeshëm normat e ligjit (shiko linkun e shkrimit lart)?

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do e shndërronte ai sejmenin e vet qesharak, Erion Veliajn, në një korruptues aktorësh të rëgjuar?

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do i shtrëngonte ai të gjitha institucionet, që nga ministritë e deri tek institutet shkencore, të prodhonin raporte të rreme për një Teatër Kombëtar që shkakton kancer, që përbën rrezik zjarri, që gjendet në prag shembje dhe kostoja e rikontruksionit të të cilit është më e madhe sesa një ndërtim i ri?

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të kishte pasur administrata shqiptare atë efikasitet të rallë që të prodhonte në katër muaj, gjithë malin e domosdoshëm të dokumentave, shkresave, memove dhe ligjeve për të bërë të mundur shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e grataçielave?

Dhe në fund fare, sikur Edi Rama të ishte i qetë se gjithçka ishte e pastër, pse rrefuzoi ai të vërë firmën mbi projektligjin absurd që i dërgoi parlamentit, duke ia lënë këtë barrë, zv/ kryeministres Senida Mesi?

Ja pra, që bëhen pak si shumë përkime, rastësi, dredhira, gënjeshtra për t’a shitur këtë aferë si një nismë pa qëllim të keq. Duhet të jesh fare naiv që të besosh te kjo përrallë.

Ndërsa sa për debatin nëse kjo çmenduri është pasojë e delirit apo e grykësisë së Ramës, ai është një diskutim shterp. Sepse logjikisht ato nuk përjashtojnë njëra tjetrën. Historia e njerzimit ka njohur në shekuj shumë liderë, artistë, shkenctarë dhe njerëz të zakonshëm, të përfshirë nga deliri. Prandaj ne nuk kemi pse përjashtojmë nga kjo linjë racën e hajdutëve delirantë, të cilët kanë ambicjen të projektojnë vjedhje që nuk i ka imagjinuar askush më parë.

©Lapsi.al

24 Comments

  1. [S’ma paska kaluar ai kopuku (c)endrifugist apo merobazist me pagese qe turret te komentoje i pari duke share Bushatin….sic di ai]

  2. Jo, Rama njelloj si dhe miqte e tij ,Berisha.Meta.Basha,Nano e plot zagare nuk mendon te vjedhi.Si ushtari i mire Lei Fen ,Rama mendon vetem per atdheun,vetem per popullin .Sic thuhet nga Fevziu qe Rama ne shenje proteste do te fleje ne cader para teatrit me gjithe Fushen e malit dhe do eci kembezbathur.Akoma sipas Fevziut ,Tahiri dhe Xhafa po marrin masa per sigurimin e jetes se ketij militanti atdhetar duke vene OJQ e PD dhe Bashen qe ta ruajne me mire.Fazllici eshte nisur urgjent me nje ekip mjeksor ne rast nevoje.Nano do te qendroje ne Marinez tek naftetaret e shkrete se i kane hapur barkun.Ndersa Sali beun do ta veme tek Skenderbeu se e ka dhe fis sipas Balliut,kurse Meta po merr masa te privatizoje Presidencen .Vetem per popullin.

    1. “Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte…………?”
      E ngren pyetjen Bushati në këtë shkrim. që në titullin e tij.
      Përgjigja më e saktë do të ishte që me paratë e vjedhura si kryetar bashkie, do të kishte krijuar jo një firmë, por një kompani të madhe bojaxhijsh me degë sëpaku në gjithë Ballkanin.
      Piktor i madh, nuk kishte shans të bëhej se është tërësisht i pa talentuar.
      Nëse një variant të kësaj pyetje, do ta ngrinte për Berishën për të cilin ka urrejtje “kllasore”.
      Të mos harojmë se për të Bushati “akuzën” më të madhe e ka se erdhi fëmi nga Tropoja në Tiranë me një valixhe druri e u bë president i Shqipërisë
      Përgjigja do të ishte se nëse Berisha nuk do të mereshte me politikë, me aftësitë e tij si një mjek i shquar me tituj të lartë shkencore, sot mund të ishte një pronar i disa spitaleve të mëdhej privatë e të ishte një ndër më të pasurit e Shqipërisë.

  3. Lapsi, sinqerisht pergezime! Jeni te vetmit qe nuk jeni shitur. Mbani ritmin. Ndikoni qe ky popull dele, te shikoje nga syte. Flm.

  4. Andi nuk eshte i shitur tek Rama,ka qene, por ka ndryshuar usta! Saliu eshte me i zhdervjellte ne kategorine e larte te mafies! Meta i vjen i dyti dhe Rama ndjek shembullin e te dyve! Por Andi,Tosi,Zheji duan me te mirin! Ku jane gjysem analfabetet e Brrishs dhe Lapsi.al? Na ke munguar o Andi impotenti!

  5. The filmi Oktapodi (La Piovra) ne fund fare ai mafiozi kryesor i thote Katanit ndersa po hypte ne helikopter – ‘shkelqesia e tij po ngrihet lart’. Keshtu kjo pune o Bushat, shkelqesia e tij po ngrihet lart ndersa ti mbete me morrat.

  6. Bravo Bushati. Thjesht dhe bukur. Jane gjera qe njerezit i dine mire por ke qef kur i lexon te rrjeshtuara me estetike.

  7. Artan RAMA i publicusit ne artikullin e vet shpreh : Shoqeria e ndertimit EDIL AL u shpall fituese ne nje tender te majme per Sallen e TKOB gjoja per rehabilitim. Njoftimi u be publik ne faqen e Agjencisë së Prokurimit në Web…..Sipas njoftimit ishte identifikuar si oferta e suksesshme ne nje procedure prokurimi te hapur me objekt Rehabilitimin e Teatrit Kombetar te Operas dhe Ansamblit Popullor……Shoqeria në fjale ishte debitore ndaj Tatimeve 1 muaj perpara se te shpallej si fituse e tash u shpall ne kundershtim me ligjin……Kta oligark te paturp hodhen ne gjyq dhe Artan Ramen gjoja per shpifje dhe prishje imazhi se si durojn dot tvertetat……Ja prezenca e EDI RAMES…fut debitorin e tatimeve ne gare per tender kurse debitoret e tjere pa perkrahje politike jan te destinuar me i paguajt tatimet…e pse….sepse DULAKET jane sponsor kryesor i fushates se EDI RAMES dhe si shperblim marrin tendera e spaguajn taksa fare…..matematike e thjesht….si puna e fusha shpk jane tgjith oligarket e tjere….Dulaket e Vizion + kan vjedh toka ne jug e ne Tiran kur ka qene Edi Rama kryetar bashkie…kush ja la tokat qyrraveceve te Nikos. ..kshu esht kur Shqiperine e marin ne qafe horra Dulakerish. ……kriminele e zhvates te hapesires publike hajduter te pasuris shteterore…..,mashtrues ordinere……taksat nuk i kan paguar ndnj,DULAKET mbajn vendin e 1 per evazion fiskal.
    Klika punisto-mafioze.

  8. Pergezimet Bushat, sakte megallomania, grykesia, Arroganca… Grabitja& qorrnia shkojne bashke dhe doradores lidhin njera tjetren dhe logjiken e megallomanit, le pastaj pervers ….
    (Ka borxh te djege boten qe ta SHOHIN sa I madh eshte
    … vesh atlete, citjane a I heq te tera dhe velinA ja pe shkon& admiron…)
    Ky Piktor yne eshte kueku me liksht se Piktori gjerman qe u perdor t’ hyje detit me kembe ngriti Gjermanine ne lufte botnore dhe ne fund….,
    edvini eshte edhe I drogum pervec pervers megalloman, aq i apasionuar sa majkos I dukej….. infantil, eh!

    Mire po vjen nji dite….kur
    Ditezine e perplasin bauuuu!, I hapen syte infantile…

    S’eshte I fundit Narcizoman
    Por eshte me I bukri shpendve qe u be si nallone marume….
    E kane fajin idete kolosale, uhuhuhuh

    Me e papritmia eshte qe po shkon I pari aty ku eshte nis mister Babezia KKK – kellire kriminelKerma.
    Tu heq komen zvarre, naturisht.

  9. E kisha menduar qe ne Shqiperi ne vendin tem te lindjes jetojne akoma injorante berishiane por jo deri ne kete mase! O te nderuar komentues te Lapsi.al! A keni nje pike tru ne mendjet tuaja qe te gjykoni kush eshte Andi Bushati ish burri i Z.Ballanca! Lexoni komentet tuaja dhe binduni qe ju qe i shkoni berishes pas jeni te pa edukuar! Fjalori qe perdorni eshte i denje vetem per Saliun!

  10. Gabimi I gjithe politikanve,juristeve, zengjineve dhe mediatiksave qe ju sherbejne 3 kategorive te mesiperme eshte se kujtuan se mund te tallin bolet me paret e amerikonve dhe gjermonve. Ket lloj stili perdorte xhaxhi me lindoret rus dhe kinez dhe kshu e shtyu per 40 vjet falas.Kurse amerikoni kur e shef se fillon me I bo si byth e squt ta can sumen direkt se nuk i intereso ideologjia falas.

  11. Kryeminister i cdo lloj partie eshte vetem pet te vjedhur,biles Rama nuk ka as kundershtar sepse jane mbytyr ne mut qe nga presidenti e deri tek roja i gjykates.C’fare mund te thuash kur K/prokurori (pa shkolle te mesme) del hajdut dhe Saliu e di shume mire,a degjohet dot ky kanace ..mjere kush e hengri se per drejtesine ,ka marre fund.

  12. Kush “vjedh” më shumë nga politikanët ?
    Pa ju futur këpucëve atlete të Ramës, kryeministër që vjedh më shumë, është ai që në skuadrën e tij qeverisëse, ka përzgjedhur njerëz me të kaluar kriminale që nga koha e enverizmit e deri në kohën e drogizmit.
    Jo po Sala, jo po Meta apo Basha ????????
    Po ka gati 6 vjet që Shqipërinë po e qeveris një kryeministër i dyshuar vetë se është përdorues i drogës.
    A nuk do të ishte më mirë qe në vend të sharjeve primitive për të gjithë politikanët njëlloj, edhe “populli socialist” të dilte me kërkesën e thjeshtë që të gjithë ata të bëjnë testin e përdorimit të drogës.
    Atij që nuk pranon ta bëjë këtë test, ti kërkohet dorheqja nga funksionet shtetërore e mbaroi puna.
    Ai që përdor drogën vetë, ose do të grumbullojë pasuri nëpërmjet saj, ose do të vjedhë para për ta blerë se është një mall që kushton shumë.
    Në përgjithësi hajdutët e mafiozët e justifikojnë veprën e tyre kriminale duke pretenduar se të gjithë janë si unë.
    Edhe në politikën shqiptare, ky stil mbrojtje po dominon.
    O bura ti akuzojmë të gjithë njëlloj, për ta lënë fajin jetim e për t’ja zgjatur jetën mafies.

  13. Prandaj Andi duhet ta kishe luftuar me kohe kete drogmen mos te behej kryetar bashkie dhe me pas kryeminister. Po i erdhet pas avazit dhe tani qe ju futi gishtin te gjitheve ju dhe popullit flisni kot. Duhet revolucion ne ate vend nuk behet ndryshe. Protektorat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu