• |
ide | kryesore

Si të shmangni pasojat e qëndrimit ulur

F1, Stil



Puna që kërkon të qëndroni ulur për një kohë të gjatë jo vetëm që shkakton dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe ashtit bishtor të prapanicës, por edhe rrit rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, kanë treguar dy studime të reja amerikane.

Por lajmi i mirë është që dhimbjeve të shpinës dhe pasojave më të këqija shëndetësore megjithatë mund t’u vihet fundi, dhe kjo me vetëdisiplinë në vend të punës. Çdo një orë çohuni nga karrigia dhe të paktën për pesë minuta bëni çka do, përveç se të qëndroni ulur.

Shkuarja në tualet, marrja e një gote ujë, shëtitja nëpër shkallë apo rreth ndërtesës janë hapat e parë në drejtim të përmirësimit të shëndetit. Do të ishte e shkëlqyeshme që çdo disa orë në punë të bëni disa ushtrime të zgjatjes. Por me e rëndësishme është, theksojnë mjekët, që pas punës të mos vazhdoni të qëndroni gjatë tërë mbrëmjes para televizorit.

Sa më aktiv të jeni në kohë të lirë, më të shëndetshëm do të jeni, thonë mjekët. E njëjta vlen edhe për ata të cilët ditën në punë e kalojnë në këmbë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *