• |
ide | kryesore

Arrestohet Arben Haxhihyseni, torturoi biznesmenin për llogari të Genc Ferhatit

Lajme, Të fundit



Është arrestuar sot nga ana e Policisë së Shijakut shtetasi Arben Haxhihyseni 48 vjeç, banues në Elbasan, pjesë e bandës së Emiljano Shullazit, i cili ishte shpallur në kërkim prej vitit 2015.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 109/b të Kodit Penal, në mungesë.

Haxhihyseni ësthë një prej anëtarëve të bandës së Shullazit dhe dyshohet se ka marrë ojesë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2015, ku ësthë dhunuar një biznesmen kafeje.

“I pandehuri Arben Haxhihyseni ka detyruar kallëzuesin të heqë rrobat dhe më pas i ka lidhur duart. Kallëzuesi ka vënë re më pas se edhe personat e tjerë njiheshin me personin e maskuar, pasi më vonë kanë biseduar me të normalisht. Personi i maskuar, sipas kallëzuesit, i ka futur kokën në një kovë me ujë disa herë për disa sekonda deri sa është thyer kova”, është kjo një pjesë e dosjes së Porkurorisë.

NGJARJA E VITIT 2015

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, më 2 shkurt 2015, kallëzuesi Julian Bregu është telefonuar nga i pandehuri Arjanit Luli, i cili e ka ftuar për një kafe. Pasi janë takuar për kafe në një bar në afërsi të Liqenit Artificial, me ta është bashkuar edhe i pandehuri Elvis Karoli dhe Klevis Kardashi, persona që njiheshin me biznesmenin.

Pak minuta më vonë, Bregu është ftuar t’i shoqërojë te një apartament te Kodra e Diellit, që Luli pretendonte se do ta blinte. “Në kohën që kanë qenë duke parë ambientet e apartamentit, i cili ishte bosh dhe i pashtruar, ka ardhur një person i maskuar (i identifikuar më vonë si i pandehuri Arben Haxhihyseni) me një pistoletë me silenciator në dorë. Ai u ka drejtuar armën personave dhe i ka pyetur për emrat. Më pas i ka thënë kallëzuesit “Me ty e kam”.

I pandehuri Arben Haxhihyseni ka detyruar kallëzuesin të heqë rrobat dhe më pas i ka lidhur duart. Kallëzuesi ka vënë re më pas se edhe personat e tjerë njiheshin me personin e maskuar, pasi më vonë kanë biseduar me të normalisht. Personi i maskuar, sipas kallëzuesit, i ka futur kokën në një kovë me ujë disa herë për disa sekonda deri sa është thyer kova”, thuhej në dosjen e Prokurorisë.

Sipas akuzës, në vijim aty ka shkuar i pandehuri Ditmar Reçi, i cili e ka fyer Bregun dhe i ka kërkuar paratë për transportin e kafesë, që kallëzuesi i detyrohej një firme transporti të zotëruar nga një e afërme e Reçit. Në të njëjtin ambient më pas ka shkuar edhe i pandehurit Pajtim Serjani. A i ka thënë kallëzuesit se përse merrej me Ditmarin, kur ai e dinte se pas Ditmarit ishte Pajtimi.

Më pas Pajtimi është larguar, ndërsa personi i maskuar ka tentuar disa herë të lidhet në Skype më një person. Sipas Prokurorisë, në anën tjetër të lidhjes ka qenë i pandehuri Genc Ferhati, që është duke vuajtur një dënim me burg, i cili i ka kërkuar biznesmenit 30 për qind të përfitimeve të shoqërisë së tij të kafesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *