• |
ide | kryesore

“Po shkojmë për peshk”/ Si u zbuluan 3 italianët dhe shqiptari me 5 kuintalë marijuanë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Mediat italiane kanë publikuar të shëna të reja nga operacioni i kapjes së 500 kg marijuanë mbrëmjen e së dielës në Lecce. Në pranga u vunë 3 italianë dhe një shqiptar. droga ishte fshehur në brendësi të një gomoneje 6 m të gjatë që po tërhiqej nga makinë tip “Mitsubishi”.

Një automjet tip “Fiat” po i shoqëronte brenda të cilit udhëtonin dy vëllezërit italianë Cristian dhe Michele Cito, 29 dhe 38 vjeç dhe shqiptari 32-vjeçar Arsen Xhaferri. Shqiptari ishte me precedentë penalë për emigracion të paligjshëm në shtetin italian.

Ata kanë shkaktuar dyshime te një patrullë policie lokale e cila u ka kërkuar të ndalonin. Vëllezërit italianë dhej shqiptari që udhëtonin në “Fiat” kanë tentuar të largohen duke u futur në një rrugë kundravajtje, por janë bllokuar nga policia.

Të ndaluarit i thanë policisë së “po shkonin për peshk”, por kjo nuk i ka bindur hetuesit. Forcat e policisë kanë kontrolluar imtësisht skafin në brendësi të të cilit u gjetën 502 kg marijuanë. Në makinë “Fiat” u gjet një armë zjarri model rus, “Tokarev”, me një fishek brenda.

Sipas medieve italiane, shqiptari kishte mbërritur në Itali me gomonen e cila ishte nisur nga Shqipëria. Mësohet se ai po lëvizte bashkë me tre italianë në një vend të sigurt ku do të fshihej droga. Nëse hidhej në treg ajo do të kapte 600 mijë euro. ©LAPSI.al

 



2 Comments

  1. Po cjane keto lajme …sna late as te pushojme vape dynjaja…..kur te kapen mbi 1 ton hyn te lajmet …dhe jo perdita se u merzitem me te njejtet lajme… kaq ketu e kaq atje… na lini te pushojme o gazetare koti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *