• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama gënjeu gratë e sëmura nga kanceri i gjirit, ilaçi mungon

Lajme, Të fundit

Në Spitalin Onkologjik mungon një prej kimio-preparateve më të rëndësishëm për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, herceptina. Denoncimin e ka bërë deputetja e PD-së Oriola Pampuri që kujtoi premtimin e Ramës për furnizimin e të sëmurave me kancer në QSUT që kanë nevojë për preparatin.


Ajo kujtoi premtimin që dha kryeministri Rama se flakonët e herceptinët do të ishin falas për gratë e sëmuara me kancer.


Në fakt Rama e mori vendimin për shpërndarjen e herceptinës falas gjatë mbledhjes së qeverisë në Fier, në muajin prill, nga ku premtoi zgjidhjen përfundimtare të problemit.

“Tanimë do të përfitohet falas dhe do të mundësohet nga të gjitha spitalet publike. Nuk do të ketë më asnjë mungesë në trajtimin me këtë ilaç për gratë dhe vajzat”, u shpreh Rama.

Me këtë premtim të pambajtur, kryeministri duket se ka kaluar përtej gënjeshtrave të zakonshme, përderisa qindra gra të sëmura me kancer e kanë pritur me ankth zgjidhjen e problemit.

Deputetja Orjola Pampuri, deklaratë për mediat tek Spitali Onkologjik.Mashtrimet e Edi Ramës nuk kursejnë as të semurët me kancer! Ndryshe nga sa deklaroi ai në 20 Prill, se nuk “do të ketë asnjë mungesë herceptine”, në Spitalin Onkologjik ka mungesë të theksuar te ilaçit jetik për të prekurit nga kanceri, vecanerisht për gratë më kancer gjiri.

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 30 juillet 2018

6 Comments

    1. Genjeu kjo sorra e PDs . Lexoni pergenjeshtrimin e mjekeve .
      Genjeshtra e kesaj sorres e beri efektin .
      Ja kercyen 2 majmune pas bananes qe ajo leshoi .

      Pak renesi ka qe genjeshtra e saj u pergenjeshtura vetem 30 minuta me vone nga vete mjeket e spitalit.
      Ne industrine e mediave dihet boterisht qe efektin me te madh e ben genjeshtra se sa pergenjeshtrimi.

      Nuk ka rendesi se cshkruhet me pas.. ne mendjet e majmuneve u ngulit fraza ‘ RAMA GENJEU’..

  1. Po kto gazetaret me mikrofona neper duar qe i marrin intervisten ksaj deputetes , pse nuk shkojn direkt tek farmacia e spitalit ( 30-40 metra nga vendi ku be behet deklarata) dhe te pyesin e egziston ky medikament apo jo.

    Dhe pastaj del qart kush genjen. Kam pershtypjen qe shume ‘gazetare’ ju pelqen te ‘genjehen’ .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu