Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit ka dalë sot përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
KPK, referuar raportit të ILDKPKI thotë se është konstatuar se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Komisioni thotë se KPK kreu nja hetim të thelluar për subjektin, duke konstatuar se subjekti ka qenë bashkëpunues.
Sa i përket hetimi për pasurinë: Subjekti ka deklaruar tokë bujqësorë në Vlorë 1 mijë metra katrorë dhe zotëron 50% të saj. Tokë bujqësore në Vlorë, përfituar me ligjin 7501, kjo pronë është ende pa regjistruar. Për këto pasuri rezulton së përputhen deklarimet.
Po ashtu rezulton një apartament i blerë 55 mijë euro në Tiranë. Në vitin 2008, çmimi i shtëpisë është ulur. Një garazh i blerë në vitin 2008 me vlerë 800 mijë lekë. Burimi është deklaruar nga kursimet e bashkëshortes dhe vetë subjektit.
Nga verifikimi i kredisë konstohet se vlera e ambientit është 61 mijë euro dhe pagesa do bëhej me 4 këste. Subjekti nuk ka deklaruar kontratën për blerjen e apartamentit, nga analizimi i kësaj të fundit konstatohet se nuk është parashikuar blerja e garazhit dhe cmimi është më i madh. Komisionit i ka lindur dyshimi se kontrata me firmën e ndërtimit është fiktive.