• |
ide | kryesore

Top Channel faneps Erion Veliajn edhe në emisionin e plazhit

Lajme, Të fundit



Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nuk i mjaftojnë kronikat e gatshme që zyra e tij e propagandës përgatit në bashki dhe më pas i shpërndan në të gjitha televizionet. Sot pasdite ai ‘pushtoi’ edhe një emision dedikuar pushimeve verore dhe destinacioneve turistike të Shqipërisë. Veliaj u shfaq në emisionin ‘Pushimet on the Top’ që transmetohet në Top Channel. Gjatë intervistës ai u kujdes të tregohej sa më i shkujdesur dhe i lirshëm, teksa përgjigjet i jepte duke pirë birra e ‘shotsa’.

Pyetja klishe dhe që natyrisht të ngjall krupën sa herë ia bën Veliajt, nuk mungoi as kësaj here. ‘Nuk lodhesh asnjëherë ti?’ , iu drejtua gazetari kryebashkiakut të Tiranës. Më pas e pyeti për shoqërinë me Alban Skënderajn dhe Noizyn, si dhe për bashkëshorten, Ajola Xoxa.

Për këtë të fundit, Veliaj tha se ajo ishte me romantike se ai pasi ishte rritur në Paris dhe se kishte lexuar librat e gjyshit, Jakov Xoxa. Surpriza më e madhe që ajo i kishte bërë kryebashkiakut, ishte momenti kur i dha lajmin se priste fëmijë. Këto dhe shumë gjëra të tjera rreth jetës së tij private tregoi sot Erion Veliaj, i cili nuk lë rast pa u shfaqur në media, madje edhe atëhere kur s’ka asgjë për të thënë.

© LAPSI.al



4 Comments

  1. Top Chenell kur te bej emisioni per plazhin te na thote se ku ka ndonje meter vend ne plazhet tona qe jane per qytetaret e ketij vendi. E gjithe vija bregdetare eshte e pushtuar nga te ashtequajtur privat qe te detyrojne te pushosh ne shezlonget e cadrat e tyre. Sapo u ktheva bga Fraca Jugor, Mesdhetare kam bere qindra km ne bregdet dhe mbi 98 % e kesaj vije bregdetare ishte ne fuksion te qytetareve dhe jo te privateve. Me e bukra pothuajse Qytetet e Fances Jugore jane te fituara nga te Djathtet. Na e shpifet me emisione te karamelizuara.

  2. Jakov Xoxa i shkrete kushedi si eshte kthyer permbys ne varr kur mori vesh sec felliqesire kish martuar e mbesa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *