• |
ide | kryesore

Gjyqtari i Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj kalon Vetingun, konfirmohet në detyrë

Lajme, Të fundit



Dritan Hallunaj, gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda prej vitit 2003, i cili është pjesë e listës prioritare të vetingut pasi ka kandiduar për Këshillin e Lartë Gjyqësor është konfirmuar ne detyre pasi ka kaluar Vetingun. Vendimi është dhënë sot nga KPK, e cila ka deklaruar se gjyqtari konfirmohet ne detyre. Dje ai u paraqitur i vetëm pa avokat përballe Komisionit te Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Pamela Qirko, Suela Zhegu dhe Genta Tafa (Bungo).

Sipas ILDKPKI subjekti nuk ka probleme me pasurinë. Ndaj Hallunajt ka një ankesë nga ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për vendimin e dhënë në gjyq ndaj Arben Frrokut. Hallunaj vendosi për pafajësinë e Arben Frrokut, dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, bëri ankesë në KLD në vitin 2015. Llalla pretendoi se vendimi i gjyqtarit për Frrokun ka qenë i pabazuar dhe se ai ka bërë vlerësim provash të njëanshme.



3 Comments

  1. si ka mundesi ne ate vend akoma nuk e kane kuptuar qe cdo gje e ka nje fund. ky plere gjyqtar liron nje kriminel dhe e nxjerr te pa fajshem. nje trup tjeter e denon perjete si ka mundesi. ore jane ne terezi kta apo jo. te denojne te tjeret gjuqtar pastaj dhe ta nxjerrin prap te pa fajshem ate hallexhiun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *