• |
ide | kryesore

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarët e bashkisë së Dimanit (EMRAT)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dimalit



Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, ka çuar për gjykim në GJKKO gjashtë zyrtarët e Bashkisë së Dimalit.

Ata akuzohen për veprat penale të ushtrimit dhe ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike po ashtu dhe për korrupsion pasiv.

Në rrjetën e SPAK përfunduan Arben Guraj, përgjegjës i shërbimeve në Bashkinë Dimal, Altin Pali, drejtor i Zyrës së Urbanistikes, Agim Cunaj shef i IKMT-së, po ashtu dhe dy inxhinierë.

Sipas dosjes hetimore shkak i arrestimeve janë bërë abuzimet me lejet e ndërtimit ndërkohë mësohet se zyrtarët e bashkisë Dimal jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit dhe më pas imponohej një kompani ndërtimi me qëllim që ndërtimi në terren nga qytetarët të bëhej pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë. Për çdo leje ndërtimi, sipas dyshimeve të hetimit ata u merrnin qytetarëve nga 2500 euro deri në 3000 euro”.



1 Comment

  1. Te keqen e titullit. Kjo bashkia osht kriju e re ne nder te depudhjerit damlla qi-knuri ??? Nje here e nje kohe ka pasur edhe nje bashki qe quhej Dimal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *